Dializa, shërbim i dobët në blerjen e barnave

veshka 2Eglantina Bardhi

Veshka e tyre ka humbur pothuajse të gjitha funksionet, e për të mbijetuar duhet t’i nënshtrohen procesit të dializës. Është ky fati i qindra pacientëve në vend, të cilët tre herë në javë, për katër orë rresht, duhet të qëndrojnë të lidhur pas një aparature për të pastruar organizimin e tyre nga helmet (toksinat) e mbledhura, si pasojë e mosfunksionimit të veshkës. Por, ofrimi i këtij shërbimi në Qendrën më të madhe spitalore “Nënë Tereza”, përballet me probleme të shumta, që nuk kanë të bëjnë vetëm me stërmundimet e transportit të përditshëm të pacientëve që vijnë nga rrethet, me mungesën e medikamenteve të cilat duhet t’i blejnë vetë, por edhe me cilësinë e shërbimit që marrin përmes aparaturave të amortizuara.

Pacientët pohojnë se ndonëse procesi duhet të zgjasë katër orë, në shumë raste bëhet edhe më i shkurtër, ndërkohë që janë të detyruar që barnat apo transportin në të shumtën e rasteve t’i paguajnë vetë. Pranë QSUT-së janë rreth 300 pacientët që marrin shërbimin e dializës. Kundrejt këtyre problemeve, Shoqata e Personave me Dializë, i  ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që të kthejë sytë drejt këtij shërbimi, i cili për vite me radhë është lënë në harresë, duke mos sjellë përmirësimet e duhura në shëndetin e pacientëve. Kreu i kësaj shoqate, Agim Gjyla sqaron se aparaturat që kryejnë këtë proces në QSUT janë shumë të vjetra, si rrjedhojë e mbingarkesës së krijuar në vite, seancat që duhet të kryejnë pacientët nuk i bëjnë të gjitha, medikamentet duhet t’i blejnë vetë.

veshkat-dhimbjeSipas tij, këto shqetësime tashmë i janë përcjellë edhe ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqajt, e në rast se nuk do të marrin një përgjigje pozitive mbi përmirësimin e këtij shërbimi, atëherë pacientët të udhëhequr nga shoqata do të nisin protestat. Më tej, Gjyli sqaron se këto shqetësime i janë përcjellë edhe dikastereve përgjegjëse të Qeverisë, ndërkohë që e vetmja përgjigje e marrë prej tyre është se ka mungesë fondesh për të sistemuar këtë shërbim. “Aparatet te spitali QSUT-së janë mbi 15 që janë në funksion, dhe janë të amortizuara nga përdorimi i tepërt. As 50 për qind nuk bëhet cilësia e dializës, i blejmë ilaçet vetë, kryesisht jashtë shtetit.

Tani na kanë futur një ilaç, i cili e ka emrin rinvela. Ministrit Ilir Beqaj i kam kërkuar edhe para disa ditësh ilaçe dhe përgjigja e tij ka qenë që nuk ka fonde”, sqaron kundrejt kësaj problematike Agim Gjyla. Sipas ekspertëve të shëndetit një aparature nuk mund të përdoret më për dializë nëse i ka tejkaluar të 40 mijë orët e punës, pasi ka mbaruar edhe cilësia e saj. Ndërkohë që dy ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë ka detajuar edhe kostot reale të llogaritura për dy paketat e shërbimeve, që kanë të bëjnë pikërisht me shërbimin e dializës, dhe atë të transplantit të Veshkave. Sipas përllogaritjeve të bëra kostoja reale e një seance dialize kushton rreth 72 euro, teksa numri i pacientëve që Ministria e Shëndetësisë parashikon të mbulojë me këtë shërbim mbërrin deri në 900 persona

Postime të ngjashme

Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë