Kryefaqja Lifestyle Dieta ideale për të mbajtur kujtesën e fortë dhe për të parandaluar...

Dieta ideale për të mbajtur kujtesën e fortë dhe për të parandaluar sëmundjet në tru

0
Shpërndaje

Perimet me gjethe jeshile, arrat, manaferrat, fasulet, drithërat, peshku, pula, vaj ulliri dhe vera janë konsideruar si ushqime shumë të shëndetshme për trurin.

Dieta përmban fasule çdo ditë, mish pule dy herë në javë dhe peshk (oseprodhime deti) një herë në javë. Të gjitha këto ushqime janë të pasura me proteina dhe me pak yndyrna të ngopura, duke i bërë ato efektive për shëndetin tuaj të përgjithshëm, si dhe për shëndetin e trurit duke forcuar gjithashtu dhe kujtesën.

Për këtë qëllim do duhet që të konsumoni sallatë, perime dhe tre racione drithërash çdo ditë. Veçanërisht sugjerohet lakër brukseli dhe spinaq, të cilat janë të pasura me vitamina B6 dhe B12. Megjithatë, ushqime të tjera që i vijnë në ndihmë trurit janë:

Arrat dhe manaferrat: janë gjithashtu ushqime ideale, të dyja lidhen me funksionimin e shëndetshëm të trurit.

Boronicat dhe luleshtrydhet: mund të ngadalësojnë simptomat e lidhura me Alzheimer. Efekti pozitiv i këtyre ushqimeve i detyrohet përmbajtjes së shtuar të acidit folik, vitaminës B6, të cilat nga ana e tyre ndikojnë në përmirësimin e furnizimit të trurit me gjak.

Vera: Disa studime tregojnë se vera ndikon në pëmirësimin e shëndetit të trurit dhe ndihmon në mbrojtjen kundër Alzheimerit. Përkatësisht një gotë në ditë për gratë dhe dy për burrat. Jo më shumë se kaq sepse të ketë efekte negative për shëndetin e trurit. Nga të gjitha pijet alkoolike, vera e kuqe është ajo me rezultatet më të favorshme. Hulumtimet tregojnë se vera e kuqe mund të ngadalësojë plakjen.

Vaji i ullirit: Është i shijshëm në sallatë, makarona, perime të ziera dhe cdo gjë tjetër të gatuar me të. Studimet tregojnë gjithashtu se përmirëson funksionimin e trurit për një kohë të gjatë./ WebMD

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here