Dieta me kos, ja si të humbisni kilogramë shpejt!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

dieta eDieta me kos, ka në qendër të saj konsumimin e 2 litra kos çdo ditë. Mundohuni të konsumoni kos me përmbajtje të ulët yndyrë dhe të mos shtoni përbërës të tjerë që nuk janë të përmendur më poshtë. Do t’ju duhen 3 ditë dhe ndryshimet që do të vini re në trupin tuaj do të jenë të qarta.

Dita e parë:

Mëngjesi – Në mëngjes konsumoni kos frutash ose kos me tërshërë dhe rrush të thatë.

Dreka – Zieni oriz, bëni sallatë me perime të freskëta dhe i shtoni pak vaj ulliri. Përveç kripës dhe piperit, mos shtoni erëza të tjera në sallatë. Për zemër, përsëri përgatisni kos me fruta të freskëta (si në mëngjes).

Darka – Para gjumit konsumoni sallatë me pulë dhe karrota. Në sallatë, përveç karrotave shtoni edhe mollë dhe vaj ulliri. Më pas, mund të konsumoni dhe kos pa yndyrë.

Dita e dytë

Mëngjesi – Bëni sallatë me kastraveca(pritini në formë katrore) duke i shtuar edhe kos (ndryshe e njohur si tarator).

Dreka – Piqni pak mish pule në vaj ulliri, duke i shtuar kripë dhe piper të zi. Gjithashtu mund të shtoni edhe kërpudha, domate dhe speca. Kur perimet të zbuten, shtoni kos.

Darka – Konsumoni dy gota kos duke i shtuar fruta të freskëta sipas dëshirës.

Dita e tretë

Mëngjesi – Në jogurt, përzieni pak djathë, mollë të prerë, pak kanellë dhe në fund i shtoni kripë dhe pak piper të zi. Piperi i zi do të bëjë metabolizmin tuaj të përshpejtohet.

Dreka – 150 gram fileto peshku dhe sallatë me kastraveca (tarator).

Darka – Zieni 100 gram brokoli, shtoni një spec dhe një vezë të zier. Të gjitha këto i përzieni me kos.
Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?