Dieta që lufton diabetin

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Për më shumë se 30 vjet, këshilla standarde për njerëzit që vuajnë nga diabeti ka qenë që të sigurohen të përfshijnë në dietat e tyre ushqime të pasura në karbohidrate, si makarona, oriz dhe patate, ndërsa yndyrat të mbahen në minimum.

Por, a është e drejtë kjo këshillë? Jo, sipas disa pacientëve dhe mjekëve të cilët kanë nisur një fushatë kundër këtyre këshillave standarde.

Ata janë për një dietë me pak yndyra, pasi mendojnë se mund të jetë më efikase për të rënë në peshë dhe kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak.

“Dieta me pak karbohidrate ka një sërë përfitimesh shëndetësore për diabetin e tipit 2”, thotë dr.  Clare Bailey.

“Nëse do të ishte ilaç, kompanitë do të rendnin për ta testuar dhe licencuar”.

Ekspertët rekomandojnë që për pacientët me diabet të ofrohet dieta me pak karbohidrate dhe e lartë në proteina. Njerëzit mbipeshë me diabet të tipit 2 të cilët kanë ndjekur këtë dietë kanë pasur sukses në rënien në peshë dhe parandalimin e rritjes së niveleve të sheqerit në gjak.

Mbajtja nën kontroll e niveleve të sheqerit në gjak është e rëndësishme për të ulur ndërlikimet që vijnë si pasojë e diabetit, si sëmundjet e zemrës dhe dëmtimi i enëve të gjakut.

Personat që ndjekin dietat me pak karbohidrate mendojnë se kjo dietë është më e mirë për personat me diabet të tipit 2 sepse mund të mbajnë nën kontroll nivelet e glukozëd. Duke qenë se të gjitha llojet e karbohidrateve,  duke filluar nga mielli i përpunuar deri tek drithërat, kthehen në glukozë kur treten, ka kuptim që të konsumoni më pak nga to.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt