Difteria, rreziqet tek fëmijët dhe trajtimet

Dr. Polikron Çelo – Pediatër

Difteria është një sëmundje mjaft ngjitëse dhe me rrezikshmëri të lartë e shkatuar nga një mikrob me emërin Corynebacterium difterie. Ajo haset më tepër në  fëmijët nën pesë vjeç, po nuk përjashtohet asnjë moshë tjetër, përfshi dhe mbi 60 vjeç. Vite më parë ka qenë mjaft e përhapur e me pasoja tepër të rënda, ndërsa sot në sajë të vaksinës antidifterike, në shumë shtete po shkon drej zhdukjes, po vazhdon ende në vende të tjera të varfëra e të përfshira nga luftërat (ku vaksinimi nuk arrihet).

Dr. Polikron Çelo duke folur për “Shëndet+”

Mos humbisni: Difteria e grykës, si shfaqet dhe ndërlikimet shëndetësore që sjell tek fëmijët

·         Difteria e hundës

Vërehet më tepër te fëmijët e vegjël dhe dallohet për sekrecione të shumta e të vazhdueshme ngjyrë në të verdhë e shpesh shoqërohen me gjak nga një apo të dy anët e hundës. Gjendja e përgjithshme nuk pëson shumë ndryshime, por ”hundët” vazhdojnë me javë e muaj në se nuk mjekohen si duhet.

  • Difteria e lëkurës

Vendoset më tepër në vendet ku ka rrudha të lëkurës si prapa veshit, nën sqetulla, në kërthizë e të tjera. Këto zona paraqiten të skuqura e me plagë të lehta që nuk shërohen për kohë të gjatë.

  • A mund të parandalohet?

Difteria mund të parandalohet vetëm duke bërë rregullisht vaksinën kundër saj. Dhe nëse do të shfaqet në ndonjë të vaksinuar, difteria zhvillohet në forma të lehta e me shumë pak ndërlikime. Përvoja botërore dhe ajo e vendit tonë kanë provuar më së miri rolin e padiskutueshëm të vaksinës në parandalimin e sëmundjes.

Kudo që vakinat janë nënvleftësuar, haraçin e të rriturve e kanë paguar gjithmonë fëmijët. Demostrimin më të mirë të këtyre gabimeve të pafalshme, po e shohim më së miri sot me çka po ndodh në disa vende me rishfaqjen e Fruthit, Kollës së mirë, Rubeolës, Shytave dhe së fundi dhe të rasteve me Difteri.

Prandaj, mos u vini veshin thashethemeve, po vaksinoni rregullisht fëmijët. Çdo pendesë e shfaqur më vonë, nuk ka asnjë vlerë.

  • Kujdesi për të sëmurin

Çdo fëmija me difteri duhet të shtrohet urgjent në spitale për të qenë nën kontrollin e përditshëm të mjekut për çdo të papritur.

Mjekimi bazë është dhënia e antitoksinës (për të neutralizuar toksinën qarkulluese, se mbi atë që është fiksuar, s’ka asnjë veprim) ose e serumit antidifterik. Kjo ka rëndësi të veçantë, prandaj duhet bërë pa humbur kohë.

Dhënia e antibiotikëve renditet në vend të dytë. Rekomandohet medikamentet e grupit të Penicilinës ose të Eritromicina. Me doza dhe kohëzgjatje, sipas formë së difterisë.

Në rast bllokimi të laringut, duhet ndërhyrje kirurgjikale urgjente për lirimin e tij; prandaj vite më parë ka qenë e detyrueshme që çdo mjek të dinte të ndërhynte në çdo moment e rrethanë, duke përdorur edhe thikën e kuzhinës. Këtë veprim të guximshëm, që ka shpëtuar  jetë, e kanë bërë dhe disa mjekë të vendit tonë.

Për paralizat që kanë çuar në rrezikun e asfiksisë që përmënda, janë përdorur shumë metoda, duke filluar nga “mushkëritë e çelikta” e deri në frymëmarrjen e drejtuar.

Përsa u përket mbeturinave (postumve) nga ndërlikimet, ato kërkojnë trajtim të specializuar dhe të zgjatur, gjithmonë sipas rastit./ Shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm