Disa arsye pse nuk humbisni peshë tek zona e barkut

Pak yndyrë në zonën e barkut nuk i bën keq shëndetit pasi shërben për të mbrojtur stomakun, zorrët dhe organe të tjera delikate.  Ajo që vërtet ju dëmton është yndyra e tepërt, e cila mund t’ju shkaktojë inflamacion. Ja gabimet të cilat ju bëjnë të shtoni kile në zonën e barkut:

palesterNdiqni dieta shumë të ulta në kalori: Sipas studimeve të fundit, për të eliminuar yndyrën  nga zona e barkut duhet të konsumoni ushqime që përmbajnë acide yndyrorë të tilla si: arra, vaj ulliri (1 lugëë gjelle), ose ¼ e një avokado. Mund ti konsumoni çdo ditë.

Jeni të stresuar shumicën e kohës: Sipas studimeve të fundit  nëse jeni  gjatë gjithë kohës nën stres keni më shumë mundësi të shtoni kile në zonën e barkut. Depresioni është i lidhur me kufizimin e aktivitetit fizik.

Ju hani ushqime të paketuara: patatet e skuqura ose lëngjet e paketuara në kuti ndikojnë në shtimin e yndyrës tek zona e barkut. Ushqimi i një cilësie të mirë ju ndihmon të ndjeheni të ngopur për një kohë të gjatë dhe gjithashtu nuk ndikon në shtimin e kileve.

Mendoni se vajzat nuk i shëndosh alkooli: birra është një nga pijet që ndikon në shtimin e kileve në zonën e barkut. Sipas studimeve sasia e alkoolit që gratë konsumojnë ndikon në luhatjen e peshës.

Hani ushqime “pa ngjyra”: përfshini tek vaktet tuaja sa më shumë perime, fruta dhe zarzavate. Njerëzit që hanë ushqime me ngjyra portokalli, të kuqe, të verdhë  nuk shtojnë kile tek zona e barkut. Nëse vendosni të hani peshk për drekë, shtojini një salcë të përgatitur me mango ose shtojini piper të kuq.

Nuk djersini gjatë aktivitetit fizik: Duhet të ndiqni një aktivitet fizik të rregullt me intervale pushimi mes ushtrimeve. Kjo gjë do të shkaktojë djersitje dhe humbje të yndyrës të tepërt. Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

 

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet