Disa arsye pse të përdorim domaten

Domatja e pjekur përmban 94% ujë, 2 % fibra, 1 % proteina, 3 % sheqerna, 300 mg kalium, 25 mg vitamina C, 1 mg vitaminë E, acid malik e citrik dhe së fundmi të njohurin likopen, një karotenoid me veti antikanceroze (sidomos kundër tumorit të prostatës).

salca domateMënyra më e mirë për ta përdorur në verë është sallata me vaj ulliri (falë vajit likopeni përthithet me lehtësi) dhe perime të tjera. Por bëni kujdes, mosp ërdorni domate gjysmë jeshile, por ato të pjekura mirë pasi përmbajnë substancat bioaktive.

100 gramë domate përmbajnë vetëm 20 kalori, pra një sallatë me 300 gram domate, borzilok e ndonjë karrotë, përmban maksimumi 100 kalori.

Të dy acidet (malik e citrik) që përmban domatja kanë veprim antiviral, prandaj duhet përdorur sidomos gjatë kohës së fillimit të shkollës, kur fëmijët shkëmbejnë mes tyre viruse dhe baktere.

E shijshme është domatja edhe në gjellë, por në këtë rast ajo humbet një pjesë të mirë të vitaminës C. Por nga ana tjetër domatja në gjellë ka edhe një avantazh të madh, që lidhet me likopenin, i cili falë nxehtësisë çlirohet nga struktura fibroze në të cilën ndodhet.

Domatja është ushqim i vlefshëm për zhvillimin e florës bakteriale intensinale, e cila ndihmon në luftimin e shumë baktereve patogjene që çdo ditë na sulmojnë./ Dr. Ciro Vestita

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Si të 'luftojmë' zakonet e dëmshme me produktet alternative me risk të reduktuar
TFL publikon raportin “NGACMIMI SEKSUAL NE VENDIN E PUNËS, 2023”