Disa gatime për të luftuar mykun në trup

Kur myku në trup shtohet më shumë se përmasat e lejueshme, atëherë ai përbën rrezik për shëndetin dhe sjell komplikacione të ndryshme

Blerina Bombaj, dietologe

Kandida është emri i përdorur për të treguar rritjen e mykut në trup. Ky myk ekziston dhe bashkëjeton natyrshëm në trupin tonë. Kandida Albicans është një familje e mykut që jeton në mukozat e trupit në zorrë, sy, stomak, fshikzën e urinës, mushkëri, vaginë etj. Është një ndër miliarda mikroorganizma që jetojnë me ne në mënyrë krejtësisht miqësore. Roli i tyre është të luftojnë mikroorganizmat e dëmshëm. Por kandida nuk duhet të shtohet më shumë seç duhet për sa kohë trupi i njeriut është gjallë. Kur Kandida Albicans shtohet më shumë se përmasat e lejueshme, atëherë ajo përbën rrezik për shëndetin dhe sjell komplikacione të ndryshme.

Çfarë e bën mykun të rritet jashtë kontrollit?

Një sistem imunitar i shëndoshë e mban mykun nën kontroll dhe në ekuilibër me mikroorganizmat e tjerë. Por në disa situata, ai mund të mbizhvillohet. Shkaktarët kryesorë janë përdorimi i tepruar i antibiotikëve, përdorimi i ujit me klor dhe përdorimi i dezinfektantëve pa kriter.

gatim kuzhineMenu kundër mykut (rreth 2000kcal)

MËNGJES

  • 1 kupë kos (pa yndyrë, pa sheqer)
  • 1 lugë të madhe fara chia ose lini + 1lugë të vogël kurkume*
  • ¼ avokado ose vaj lini

PARADITE

  • 1 fete bukë thekre me pak vaj ulliri
  • 1 vezë të zier ose 30gr djathë dhie të njomë
  • 1 domate, 1 kastravec

DREKË

  • Sallata jeshile të ndryshme 2 kupa (sallatë jeshile, rukola, finok, spinaq, lakër jeshile), qepë të freskët, fara luledielli ose susami, djathë dhie ose gjizë dhe salcën tuaj të preferuar*
  • domate, brokoli, ullinj, speca të kuq, qepë të kuqe dhe salcë* (2 kupa gjithsej)
  • lakër të bardhë, lakër të kuqe, karrota dhe salcë ( 2 kupa)
  • spinaq i zier, fara lini, vaj ulliri dhe limon

Pjata kryesore

  • 200gr mish të kuq pa dhjamë (viç, qengj, gic) të zier ose te pjekur në furrë + 1 patate të ëmbël të pjekur + ullinj dhe domate të tharë.
  • 200gr salmon ose sardele ose ton ose levrek ose koce të pjekur + 1 kupë oriz integral (180gr) ose 1 kupë makarona integrale
  • 200gr gjoks pule të zier ose të pjekur + 1 kupë bizele të gatuara me salcë domateje dhe erëza sipas dëshirës + 1 fetë buke të zezë
  • 1 kupë fasule ose thjerrza ose qiqra të zjera (pa lëngun) + 40gr djathë + 1 fetë bukë të zezë

PASDITE

  • 1 kos pa yndyrë (200ml) me pak kanellë dhe 10 lajthi
  • 1 kupë speca të kuq të gjallë me gjizë të njomë
  • 1 çaj trëndafil i egër

DARKA

  • Sallatë me domate, kastraveca, 40gr djathë + 100gr gjoks pule ose peshk ton, pak sallatë jeshile, pak gjize dhe ullinj + 1 kupë kos + 1 thelpi hudhër
  • Pazi të zjera, gjizë, ullinj, fara luledielli + omletë me domate dhe brokoli + 1 kupë fasule të zeza ose të kuqe + 1 kupë kos + 1 hudhër
  • Spinaq të zier me pak oriz, 1 kupë fasule të kuqe ose qiqra, speca të kuq – domate – majdanoz -60gr peshk ton + 1 kupë kos + 1 hudhër
  • Sallatë jeshile –pak qiqra –qepë – pak hudher – domate – 40gr gjizë – pak fara susami + 1 kupë pure bizelzesh me pak finok të zier dhe kopër + 1 kupë kos me 1 hudhër, vaj ulliri & kastravec

PARA GJUMIT

  • 1 çaj rigoni me stevia

SHPJEGIME

  • Përdorni vetëm vaj ulliri ekstra të virgjër në gatim
  • Mishi të jetë sa më i freskët dhe “bio” dhe peshku të jetë i egër dhe jo i rezervatit, as i konservave
  • Përdor kripë Himalaje ose kripë të detit të papërpunuar
  • Sasitë e ushqimeve të llogariten pas gatimit të tyre
  • Kosi të zgjidhet natyral
  • Përgatit lëng kockash dhe perore në çdo gatim
  • Vaji i ullirit të përdoret sa më cilësor dhe me masë (3 lugë të mëdha gjatë gjithë ditës)
  • Të përdoren sipas dëshires erzat si majdanozi, borziloku, kopra, etj.
  • Përdorni çdo ditë në gatime hudhrën dhe qepën

Udhëzime të tjera

  • Para vaktit konsumoni 1 gotë ujë me 1 lugë uthull molle
  • Merr një kokërr Spirulina organike në ditë
  • Gjatë vaktit të drekës do duhet të merret një lugë gjelle probiotikë të lëngshëm

*Salcë për sallatat

  • 3 lugë të mëdha vaj ulliri
  • 1 lugë të madhe lëng limoni të shtrydhur
  • kripë, piper
  • Kësaj përzjerjeje mund ti shtoni një nga variantet e mëposhtme:
  • pak xhinxher të grirë (1/2 lugë të vogël)
  • 1 lugë të vogël majdanoz
  • 1 hudhër të shtypur

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit