Shpeshherë sanduiçi konsiderohet si ushqim kalorik dhe nuk këshillohet nga dietologët nëse jeni duke ndjekur një plan ushqimor. Por ne ju vijmë në ndihmë me disa lloje sanduiçësh që nuk ju bëjnë të fitoni kalori të panevojshme. Ja disa prej tyre:
Sanduiç me kastravec- kastravecat mund t’i përdorni për të zëvendësuar bukën. Mbusheni atë me sallatë ton, dhe konsumojeni rregullisht për të ulur inflamacionin, për të përmirësuar tretjen, për të mbajtur zemrën të shëndetshme dhe për të freskuar frymëmarrjen.
Sanduiç me patëllxhan- priteni në 2 pjesë dhe mbusheni me domate, mish, kërpudha, avokado, spinaq. Përdorni salcat dhe uthull balsamik. Gjithashtu mund të provoni ta piqni në skarë. Sanduiçi me patëllxhan ju ofron një shumëllojshmëri vitaminash e mineralesh, është burim i mirë i acidit klorogenik dhe i pasur me antioksidantë të cilat luftojnë radikalet e lira dhe parandalojnë kancerin. Patëllxhani është i pasur me vitaminat A, b, C, magnez dhe fibra.
Sanduiç me speca- mund të zgjidhni prodhimin organik për të përgatitur një sanduiç të shijshëm. Priteni përgjysëm dhe pastrojeni nga farat. Mbusheni me avokado, djathë ose ndonjë produkt tjetër të preferuar për ju. Mund t’i shtoni çdo lloj salce. Ju bëftë mirë!/Health Magazine/ Përgatiti: Elena Beta


