Disa këshilla nëse ndiheni të fryrë pasi keni ngrënë

Ilma Lamçe

Shpesh ndihemi të fryrë pasi kemi ngrënë. Kjo mund të ndodhë edhe pas një vakti të bollshëm por edhe pas një vakti kur kemi konsumuar pak gjëra. Në shumë raste fryrja mund të jetë simptomë e disa sëmundjeve gastrointestinale ose intolerancës ushqimore. Por në shumicën e rasteve është e pashmangshme dhe jo për tu shqetësuar.

Të ndiheni të fryrë pas një vakti është normale. Mund ta parandaloni ose pakësoni duke ndjekur disa këshilla të thjeshta. Për të lehtësuar ndjesinë e fryrjes, është mirë të gromësini ose të lëshoni gazra.

  1. Kujdes me ushqimet që janë të pasura në yndyrna sepse trupi e tret yndyrën më ngadalë.
  2. Kuptoni cilat janë alergjitë dhe intolerancat që keni, përpiquni ta kuptoni vetë sepse asnjë test nuk është më i besueshëm se vetë ju.
  3. Mos konsumoni shumë ushqime të pasura në fibër, pasi shkaktojnë shumë gazra. Shmangni fasulet, bishtajoret, frutat, bizelet, brokolin.
  4. Shmangni pijet me gaz
  5. Hani dhe pini ngadalë
  6. Përfshini xhenxhefilin në dietën tuaj, kurë efektive për problemet në stomak
  7. Pasi përfundoni së ngrëni, bëni pak ecje apo ushtrime të ndryshme
  8. Mos flisni ndërkohë që hani, sepse gëlltisni ajër.

Postime të ngjashme

Dita e 40-të e protestës, qytetarja: Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar
Sfidat në trajtimin e ngacmimit seksual në vendin e punës: nevojiten mekanizma më efektivë për mbrojtjen e viktimave
Ngacmimi seksual në vendin e punës: Sfidat e shoqërive tradicionale dhe moderne përballë një fenomeni global
Etika dhe respekti si themeli i një mjedisi pune të shëndetshëm
Pse krijimi i një kulture pune të bazuar në respekt dhe barazi duhet të kthehet në prioritet për çdo punëdhënës
FOTO/  Kush është mjeku 72-vjeçar që akuzohet për abuzim seksual, Nikolla Nunka pezullohet nga detyra deri në përfundimin e hetimeve
Shenjat fizike që paralajmërojnë për probleme shëndetësore
Ngacmimi seksual dhe kultura e heshtjes