Disa këshilla për kujtesë më të mirë

Ndërsa koha kalon, kushdo e vë re se shpesh e gjen veten duke ardhur rrotull nëpër shtëpi për të gjetur çelësat e syzet apo edhe për të kujtuar emrin e dikujt. kujtesaËshtë vërtet e bezdisshme, por e pashmangshme. Por ka disa gjëra që ju ndihmojnë që ta mbani kujtesën të mirë.

“Shumë njerëz fillojnë të kenë probleme me kujtesën me kalimin e kohës, por ka disa gjëra të thjeshta që mund të parandalojnë problemet e saj dhe që e ndihmojnë trurin tuaj të mësojë e të mbajë mend më shumë”, shprehet Anne Fabiny, asistent profesoreshë në Shkollën Mjekësore të Harvardit.

Dr. Fabiny sugjeron si më poshtë:

-Ndiqni rutinën duke i lënë çelësat, syzet dhe telefonin në të njëjtin vend çdo ditë, kështu që gjetja e tyre do të bëhet pa vënë në punë trurin.

-Merreni me avash dhe kushtojini vëmendje asaj që po bëni në mënyrë që sistemi i kujtesës i trurit tuaj të ketë kohë të krijojë një kujtim.

-Shmangni bërjen e shumë gjërave një herësh dhe ambientet me zhurma, dy humbësit më të mëdhenj të kujtesës në një shoqëri ku gjithçka ecën me hapa të shpejtë.

-Flini mjaftueshëm, ulni stresin dhe bëni një vizitë tek doktori për të kontrolluar nëse ndonjë nga ilaçet që përdorni mund t’ju sjellë probleme me kujtesën./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë