Disa këshilla për prindërit e fëmijëve me çrregullime të të ngrënit

* Shmangni argumentet dhe debatet familjare të çfarëdolloj natyre gjatë të ngrënit dhe diskutoni vetëm për gjëra pozitive duke përfshirë edhe shijen e mirë të ushqimit.

* Fëmijëve u duhet kohë që të mësojnë se si duhet të sillen kur ulen për të ngrënë, kështu që jini të durueshëm ndaj sjelljeve jo të këndshme të tyre.

* Nëse fëmijët nuk hanë gjatë orareve të përcaktuara nga ju, ofrojini çdo dy orë ushqime të cilat kanë shumë vlera ushqimore, Por, kujdesuni që çdo herë, ushqimet që i ofroni t’i prezantoni në mënyrë që ri tërhiqni vëmendjen.

* Mos lejoni që fëmija të luaj me lodra, të shikojë libra ose televizor gjatë kohës kur do të ushqehet.

* Mos e kërcënoni ose ta shtyni me doemos për të ngrënë dhe mos e dënoni nëse nuk ha. Thjesht pranoni refuzimin e tij/saj dhe mos i tregoni mërzit jen tuaj. Fëmija mund të refuzojë të hajë në mënyrë që të tërheqë vëmendjen tuaj dhe nëse ju tregoheni të pakënaqur nga sjellja e tij/saj, ai/ajo mund të përsërisë të njëjtën sjellje.

* Respektoni oraret e të ngrënit, kjo gjë i ndihmon fëmijët të kuptojnë rëndësinë e ushqimit dhe i bën më të disiplinuar.

* Informojeni fëmijën gjithmonë 10 deri në 15 minuta përpara se të shtroni për të ngrënë, kështu i jepni kohë që të largohen nga aktivitet që janë duke bërë në mënyrë të qetë.

* Mos harroni,uërsërisni fëmijës se sa e rëndësishme është kur të gjithë në familje hanë së bashku dhe se ai/ajo duhet të rrijë në tavolinë deri sa të gjithë të kenë mbaruar së ngrëni.

* Kur doni t’i jepni fëmijëve ushqime të reja, prezantojani ato disa herë në ditë. Shumica e fëmijëve mund të provojnë diçka vetëm pasi i është ofruar për të paktën 10-15 herë./ Suela Sulo
Psikologe Këshillimi

 

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"