Disa këshilla përgatitore për kohën e pleqërisë

Ndoshta jeni përpjekur shumë që të keni shëndet të mirë gjithë kohës duke ngrënë siç duhet, duke u ushtruar, duke bërë kontrollet e duhura mjekësore. Gjithsesi ndërsa koha kalon dhe i afroheni moshës së tretë, janë disa gjëra që ndoshta është mirë t’i merrni parasysh. Më poshtë disa këshilla nga mjekët e Shkollës Mjekësore të Harvardit:

pleqeria te moshuarPërshtasni shtëpinë: shkallët, banja dhe kuzhina janë problematike për të moshuarit. Edhe nëse tani nuk keni nevojë për ndryshime, filloni t’i bëni ato avash-avash në mënyrë që të mos ju pengojnë ndërsa vitet kalojnë.

Kujdesuni të mos rrëzoheni: Rrëzimet janë problemi më i madh për të moshuarit, që u shkaktojnë deri vdekje. Masat e sigurisë janë të rëndësishme, por gjithashtu kujdesuni të bëni ushtrime që përmirësojnë ekuilibrin dhe forcën.

Merrni parasysh azilet. Ndoshta ju duket jo e natyrshme, por azilet janë një shtëpi e mirë për ata që nuk kanë të afërm dhe zakonisht kanë shërbime të mira për të moshuarit.

Mendoni më parë lidhur me ndihmën që do t’ju duhet: Përgatitja e vakteve, transporti, rregullimi i shtëpisë, pastrimi janë disa gjëra që do t’ju duhen kur të plakeni, kështu që kërkoni që më parë persona të aftë për t’ua bërë shërbime të tilla.

Plani i emergjencës: Kë do të thërrisni nëse keni një problem? A ka një person që mund të vijë t’ju shohë rregullisht? Ç’do të bëni nëse rrëzoheni dhe nuk arrini telefonin? Mbani numra urgjence pranë çdo telefoni. Mbani një celular me butona të mëdhenj dhe mendoni të investoni në një sistem alarmi personal.

Shkruani direktiva kujdesi: Këto direktiva, si për shembull, një letër lidhur me dëshirat që keni nëse jeni shumë i sëmurë ose nuk mund të flisni, tregojnë vullnetin tuaj kur ju jeni të pamundur. Çdo i afërm i juaj i rritur duhet t’i ketë këto dokumente./ Përgatiti: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore