Mjeku i cili i dha emrin sëmundjes është dr. Xhejms Parkinsoni (James Parkinson). Ai lindi në Londër më 11 Prill 1755. Në 1817-n botoi “Një ese mbi paralizën dridhëse” (An Essay on the Shaking Palsy) në të cilën e përshkruan sëmundjen si entitet të veçantë ndër sëmundjet e tjera. Katër dekada më vonë ishte Sharkot (Charcot) i cili iu referua sëmundjes me emrin e Parkinsonit.
Tulipani është simboli i sëmundjes së parkinsonit, i njohur në të gjithë botën dhe nga të gjitha organizatat në mbeshtetje të sëmundjes. Historia e tulipanit të doktor Xhejms Parkinsonit nisi në vitin 1980 në Holandë kur J.W.S. Van der Wereld, një hortikulturalist gjerman i cili vuante nga sëmundja e parkinsonit, i dha emrin e “Dr. Xhejms Parkinson” tulipanit të kuq me të bardhë që kishte kultivuar vetë.
Në 11 prill 2005, tulipani i kuq u lançua si simboli botëror i sëmundjes së parkinsonit në Konferencën e Luksemburgut.
11 prilli, dita e lindjes së doktorit që i dha emrin sëmundjes, është Dita Botërore e Sëmundjes së Parkinsonit.


