Disa mënyra për të ndaluar gërhitjen

Ka disa mënyra për të ndaluar gërhitjen. Ja cilat janë:

Ndryshoni pozicionin e të fjeturit: Pozicioni i fjetjes në shpinë është pozicioni më tipik i gërhitjes. Për ta parandaluar këtë, duhet të flini në anë. Një mënyrë tjetër është të flini me kokën lart, në mënyrë që hunda të ushqehet me ajër.

Humbisni peshë: gerhitjePesha mund të ndihmojë disa njerëz, por të tjerë jo. Gërhitja është tipar i njerëzve mbipeshë, por ka raste që edhe njerëzit e dobët gërhijnë. Personat të cilët kanë qafën e trashë nga shëndeti (pesha), gërhijnë më shumë.

Shmangni alkoolin: Alkooli dhe disa lloje qetësuesish e zvogëlojnë tonin e pushimit të muskujve në pjesën e pasme të fytit dhe në këto raste ka gjasa të gërhisni më shumë. Pirja e alkoolit 4-5 orë para gjumit mund t’ju bëjë të gërhisni.

Bëni gjumë të qetë: Mos punoni me orë të tejzgjatura, sepse trupi do lodhet dhe kur të flini, do t’ju marrë gjumi i thellë dhe me shumë gjasa do të jetë me gërhitje të forta.

Mbani vrimat e hundës hapur: Nëse gërhitja fillon në hundë, mbajini vrimat e saj hapur (të pastra) dhe do t’ju ndihmojë. Kjo lejon që ajri të qarkullojë në mënyrë më të ngadalshme. Lajeni hundën me ujë të ngrohtë para se të flini dhe do t’ju ndihmojë të bëni gjumë të qetë.

Ndryshoni jastëkët: Jastëkët duhet të ndryshohen çdo 6 muaj, në mënyrë që mos të kenë në përmbajtje pluhura dhe baktere. Sepse gërhitjet ndodhin dhe për shkak të alergjive apo papastërtive.

Qëndroni të hidratuar: Pini ujë në sasi të mjaftueshme gjatë gjithë ditës.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë