Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Është thënë disa herë që limoni është një nga produktet më të mira natyrale dhe trajton një sërë problemesh shëndetësore për shkak të përfitimeve të shumta shëndetësore që mbart. Përveç bollëkut të vitaminës C, limoni është gjithashtu i pasur me antioksidantë të quajtur flovonoide, të cilat janë shumë efektive kundër inflamacioneve, kancerit, sëmundjeve të trurit dhe sëmundjeve të zemrës.
Ja disa mënyra alternative që mund ta përdorni limonin:
Për të pastruar dhe neutralizuar erën e keqe:
Për të eleminuar erën e keqe të frigoriferit, lajeni atë me një sfungjer të ngjyer në lëng limoni. Pas disa orësh era e keqe do të zhduket.
Ju mund të vendosini ujë të valuar me lëkura limoni dhe shkop kanelle për të eleminuar erën e keqe të dhomës gjithashtu.
Pastroni dritaret dhe mikrovalën: në një shishe sprucuese hidhni pak ujë, lëng limoni dhe uthull molle. Sprucojini mbi dritare ose mikrovalë dhe fërkojini si zakonisht me anë të një lecke. Përfundimi do të jetë shumë i kënaqshëm.
Për përdorim estetik:
Heq zbokthin: masazhoni kokën 2 herë në javë me një gotë ujë të përzier me 2 lugë lëng limoni. Zbokthi do të zhduket në pak javë.
Heq aknet: lajeni fytyrën me ujë të vakët me një lugë lëng limoni çdo ditë. Kjo mënyrë do të përthajë aknet.
Për përdorim shëndetësor:
Dhimbje fyti: bëni gargarë me ujë me limon për të zburur dhimbjet efytit. Limoni ka gjithashtu veti antibakteriale dhe anti-inflamatore.
Redukton skuqjen e lëkurës pas pickimit nga insektet: menjëherë pasi të jeni pickuar nga ndonjë insekt, lyeni zonën me lëng limoni. Kjo mënyrë do të reduktojë skuqjen, kruarjen dhe infektimin.
Heq stresin: aromaterapia me vaj esencial limoni është mënyra më e mirë për të hequr stresin.
Burimi: Choose Healthy Life


