Disa metoda natyrale dhe efektive që ju vijnë në ndihmë për të reduktuar ankthin

Nëse ndonjëherë e keni të vështirë të ruani qetësinë, pra, nëse shqetësoheni para një takimi ose e keni vështirë të flini para një prezantimi të rëndësishëm në punë nuk keni përse të pini ndonjë ilaç për të lehtësuar ankthin. Ka një sërë mënyrash për të përballuar ankthin në këto raste.

Ja cilat janë 4 mënyrat natyrale që mund t’ju qetësojnë dhe vijnë në ndihmë:

Merrni frymë thellë: Teknika e frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes ndihmon për lehtësimin e ankthit. Frymëmarrja abdominale që karakterizohet nga frymëmarrje të ngadaltë dhe të thella për vetëm 20 deri në 30 minuta në ditë mbush trurin me oksigjen, i cili stimulon sistemin nervor dhe relakson trupin.

Përpiquni të meditoni:  Sipas një studimi të kryer vetëm 30 minuta meditim në ditë mund të ulin nivelet e ankthit dhe depresionit deri në 38%, duke pasur të njëjtën efekt si ilaçet. Hulumtuesit shkencorë mendojnë se disiplina e kërkuar për meditimin, që përfshin përqendrimin në frymëmarrje, ndjesitë trupore, mendimet, mund t’ju ndihmojnë të largoni efektet negative, si shqetësimi i tepërt apo nivelet e larta të ankthit.

Pini një çaj kamomili: Kamomili njihet për efektet e tij qetësuese. Kjo sepse ai përmban apigenin, një flavonoid që lidh të njëjtët receptorë në tru si Xanax dhe valiumi, dy nga ilaçet që përdoren zakonisht kundër ankthit. Nëse nuk keni çaj kamomili studimet sugjerojnë se çaji jeshil mund t’ju sigurojë gjithashtu efekte qetësuese.

Dëgjoni muzikë më shpesh gjatë ditës: Dëgjimi i muzikës së lehtë para se të bëni një punë stresuese mund të qetësojë sistemin nervor autonom. Zgjidhni një këngë që ju bën të ndiheni mirë, sipas preferencave tuaja./ Men’s Health

 

 

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet