Disa sekrete të vogla për gjumë të mirë

Nëse jeni tek të 20-tat kontrolloni tiroidet: thotë Laura Corio, mjeke në  Nju Jork. Një nga faktorët e pagjumësisë mund të jenë tiroidet, që tek 5 deri në 10 për qind të grave zhvillohen në vitin e parë pas lindjes.

sekrete per gjumeThuajini lamtumirë trishtimit: trishtimi mund të shkaktojë depresion dhe disa medikamente antidepresant mund të kenë efekte anësore të lidhura me gjumin. Largoni mendimet negative gjatë darkës. Dona Arand, drejtor klinik i Qendrës së çrregullimeve, rekomandon një trajtim të dyfishtë për pagjumësinë dhe depresionin. Këshillohuni me mjekun.

Kur jeni në të 40-tat: nëse zgjoheni shpesh gjatë natës kohët e fundit dhe urinoni, kjo tregon se keni një infeksion të traktit urinar (UTI). “Ulja e niveleve të estrogjenit në mes të 40-tave çon në hollimin e fshikëzës, që i bën gratë më të prirura për infeksion,” thotë Dr Corio. Corio shton se gratë në 40-tat e tyre janë shumë aktive seksualisht. Bisedoni me mjekun tuaj nëse vini re se po shkoni shumë shpesh në banjo gjatë natës.

Kur jeni në të 50-tat: presioni i lartë i gjakut dhe kolesterolit mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit. Konsultohuni me mjekun dhe merni pilulat për kontrollin e këtyre sëmundjeve në mëngjes dhe jo në mbrëmje.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Burimi: Health.com

 

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet