Ditët e hapura në shkollën 28 Nëntori, Bushati: Një ambient miqësor dhe një partneritet i fortë është ajo që duam!

Elena Beta

Në datë 22 Maj 2017 Instituti Shqiptar për Çështjet Publike dhe Shkolla “28 Nëntori”, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Projekti IADSA në Shqipëri, organizuan aktivitetin me titull: Ditët e Hapura të Shkollës Qendër Komunitare në shkollën “28 Nëntori” në Shkodër.

Kjo nisëm ka si qëllim hapjen e ambienteve të shkollës për organizimin e një sërë aktivitetesh mësimore, kulturore, artistike, sportive e krijuese, me përfshirje të gjerë dhe me bashkëpunim me aktorë të rëndësishëm te komunitetit për të realizuar qëllime të përbashkëta.

E pranishme edhe Kryetarja e Bashkisë Shkodër, znj. Voltana Ademi e cila përgëzoi për punën e bërë stafin e shkolles dhe bashkëpunëtorët e projektit “Shkolla Qendër Komunitare” dhe theksoi se do të punohet më shumë duke e renditur fuqizimin e shkollës në prioritetet e pushtetit vendor.

Drejtoresha e gjimnazit “28 Nëntori”, Albana Bushati, në fjalën e saj përshëndetëse tha se qëllimi i përfshirjes së shkollës në projektin “Shkolla Qendër Komunitare” synon ndërtimin e një ambienti miqësor si dhe ndërtimin e një partneriteti të fortë midis shkollës, mësuesve, prindërve dhe komunitetit. Vijuan fjala përshëndetëse e nga përfaqësuesit të komunitetit të prindërve, ish nxënës i shkollës, përfaqësueses të projektit IADSA e në mbyllje fjala përshëndetëse e drejtuesit të DAR-Shkodër.

Gjatë aktivitetit u zhvilluan trajnime të nxënësve nga prindër me profesion mjek, inxhinier, mësues. Guida të përbërë nga nxënës të shkollës, shoqëruan të ftuarit për të vizituar ambientet e shkollës, duke u njohur me klasat, palestrën dhe hapësirat, të cilat mund të shërbejnë edhe për komunitetin. Disa nga ambientet që u vizituan nga të ftuarit ishin dhe kabinetet biologji, kimi, fizikë; biblioteka e shkollës dhe muzeu ku u zhvillua edhe konferenca me të ftuarit.

U prezantuan projekte të ndryshme, puna e bërë nga klubet e nxënësve si dhe u zhvilluan lojëra sportive brenda dhe jashtë mjediseve të shkollës.

Të ftuarit patën mundësi të njihen: Seksionit dygjuhësh italo – shqiptar ; Klubet rinore dhe bashkëpunimet, dy projekte për realizim: “Qendra Burimore për luftën ndaj drogave dhe parandalimin e HIV-AIDS” dhe “Portali i gjimnazit SHQK”. Pati interes të veçantë për prezantimin e “Klubi i librit” në klasën digjitale.

Në përfundim të aktivitetit, të ftuarit u bashkuan në një banket të shtruar nga organizatorët.

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Dokument politik: Forcimi i Strukturave Rinore Lokale në Shqipëri
Shenjat paralajmëruese të kancerit kolorektal tek të rinjtë
Sëmundjet e zemrës tek të rinjtë, mjeku: Shkak mungesa e aktivitetit fizik dhe lëndët narkotike
“Sindroma e vdekjes së papritur” mjekja kardiologe apel të rinjve: Mos neglizhoni kontrollet, kujdes me pijet dhe lëndët narkotike
Intoksikimi nga alkooli, mjekja: Nuk duhen miksuar pijet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse