Djali e ka këmbën dystaban, ç’të bëj?

Djali im është 12 vjeç dhe e kam dystaban. I kam bërë kontroll dhe më kanë thënë që e ka të theksuar dystaban, gjë e cila dhe vërhet. Megjithëse e aktivizoj me sporte, i vendos suporte te këmbët, ai ka dhimbje tek thembrat kryesisht.

kembet 1Me çfarë mund të ndihmoj që t’ia reduktoj sadopak këtë situatë ose aktivitetet që mund të jenë më të pranuara për të ose të kem ndonjë mundësi rikuperimi.

Realisht, me një vizitë që bëra, pashë mundësinë për një ndërhyrje kirurgjikale që bënte rikthim të kësaj situate me vida te këmba, por nuk u saktësova dhe jam shumë në dilemë.

Faleminderit që gjeni kohën për t’u marrë me problemet tona

Gjithë të mirat!

Përgjigjja nga mjeku Artid Duni, ortoped

Nga sa më shkruani duket “pes planovalgus”. Është e vështirë që të flitet pa parë vetë pacientin. Duhet të sugjeroj nënën e djalit që të kontrollohet i biri nga një podiatrist (mjek që merret me problemet e këmbëve) dhe eventualisht të konsiderohet mundësia e ndërhyrjes.

Për kontakt me mjekun Artid Duni: https://shendeti.com.al/dr-sc-artid-duni/

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare