Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Një gotë kos në ditë mban tensionin e lartë të gjakut larg, sugjeron një studim i ri. Kërkuesit shkencorë kanë zbuluar se femrat që konsumojnë kos në pesë ose më shumë vakte në javë kanë më pak rrezik që të diagnostifikohen me tension të lartë të gjakut krahasuar me ato që konsumojnë rrallë kos.
“Kemi monitoruar mbi 170 mijë vullnetarë për më shumë se 30 vjet,” tha autori kryesor i studimit, Justin Buendia, shkencëtar tek Universiteti i Shkollës Mjekësore të Bostonit. Studimi mbështet rëndësinë e një diete ushqimore të shëndetshme, sidomos kosin, për të pasur një tension normal të gjakut”.
Buendia dhe kolegët e tij nga Universiteti i Harvardit shqyrtuan të dhënat mjekësore të personave që ishin morën pjesë në studim. Gjatë 18 viteve mbikëqyrjeje, mbi 74 mijë persona u diagnostifikuan me tension të lartë të gjakut.
Pasi shqyrtuan edhe faktorë të tjerë, si mosha, raca, historia familjare e tensionit të lartë të gjakut, aktiviteti fizik, mënyrën e ushqyerjes, studiuesit zbuluan se gratë që konsumuan kos në pesë ose më shumë vakte në javë kishin 20% më pak rrezik të dignastifikoheshin me hipertension.
Konsumimi i produkteve të tjera me bazë djathore, si qumështi dhe djathi, kanë gjithashtu efekt mbrojtës, por jo aq të mirë sa kosi.
Sipas studiuesve, ka disa arsye përse kosi ndikon në uljen e tensionit të gjakut:
- E para sepse, krahasuar me qumështin dhe djathin, kosi përmban më shumë kalcium dhe kalium, minerale këto që ndikojnë në uljen e tensionit të gjakut.
- Ndikim të rëndësishëm luajnë edhe substancat “tripeptides” që gjenden tek kosi, të cilat ulin tensionin e gjakut falë një sistemi që regullon tensionin e gjakut (sistemi renin-angiotensin).
Burimi: Today.com / https://shendeti.com.al/


