Domatja, gjithë sëmundjet që shëron (dhe një recetë për puçrrat)

Nga gazeta “Shëndet+”

1 kg domate përmban 230 kalori. Domatja e bën ushqimin të shijshëm, ajo shton oreksin. Acidet e domateve dhe sidomos ai citrik ndihmon në tretjen e ushqimit dhe në luftimin e parazitëve të zorrëve. Nga studime të ndryshme del se domatja përmban një numër antibiotikësh  siç është “tomatina” e cila paraqet interes në luftimin e sëmundjeve të lëkurës dhe të aparatit tretës.

domate 1Është vërtetuar se nga farat e domates mund të prodhohet pendicilina. Përdorimi i domates nga njeriu e mbron atë nga sëmundjet e skorbutit, nga sëmundjet e syve dhe sëmundje të tjera infektive.

Domatja kuron nefritin, antitizmin, kapsllëkun.

Lëngu i domates së freskët ndihmon në sigurimin e freskisë dhe bukurisë së lëkurës.

Për ata që kanë puçrra ose njolla në fytyrë rekomandohet të përdoret locioni si më poshtë:  Merren 100 gr domate e freskët, 900 ml alkool dhe 280 gr glicerine dhe mbasi përzihen mirë, me pak pambuk të pastër, vendoset mbi puçrrat dhe njollat e fytyrës, 1-2 herë në ditë për 7-10 ditë. Ky locion konkurron edhe ilaçet më të mira të kozmetikës që përdoren për të këtë qëllim.

Domatja ka gjetur një përdorim të mirë dhe në mjekësinë popullore për shërimin e plagëve, të thatave etj. që shoqërohen me mbledhje qelbi dhe me dhimbje si në duar, ashtu dhe në këmbë e në vende të tjera.

Në këto raste përdoret këshilla që vijon:

Merret një kokërr domate me madhësi mesatare dhe pritet në gjerësi në dy pjesë. Njëra pjesë nga ana e prerjes hidhet pluhur sheqeri dhe vendoset mbi lëkurën e sëmurë të mbledhur në plagë të thatë etj. Lidhet me fasho dhe bëhet kështu për disa orë. Mbas kësaj hapet plaga, del qelbi dhe fillon gradualisht pastrimi dhe shërimi i saj. Kjo lloj komprese jep rezultate shumë të mira kur fëmijëve u ka mbledhur ana e poshtme që shkel në tokë.

Për të larguar mushkonjat dhe mizat nga dhoma vendosen në krevat ose në vende të ndryshme të dhomës gjethe domatesh.

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis