Domatja, ja si ta përdorni përdorni në sëmundjet e lëkurës, syve dhe kapsllëkut

1 kg domate përmban 230 kalori. Domatja e bën ushqimin të shijshëm, ajo shton oreksin. Acidet e domateve dhe sidomos ai citrik ndihmon në tretjen e ushqimit dhe në luftimin e parazitëve të zorrëve. Nga studime të ndryshme del se domatja përmban një numër antibiotikësh  siç është “tomatina” e cila paraqet interes në luftimin e sëmundjeve të lëkurës dhe të aparatit tretës.

domate 1Është vërtetuar se nga farat e domates mund të prodhohet penicilina. Përdorimi i domates nga njeriu e mbron atë nga sëmundjet e skorbutit, nga sëmundjet e syve dhe sëmundje të tjera infektive.

Domatja kuron nefritin, antitizmin, kapsllëkun.

Lëngu i domates së freskët ndihmon në sigurimin e freskisë dhe bukurisë së lëkurës.

Për ata që kanë puçrra ose njolla në fytyrë rekomandohet të përdoret locioni si më poshtë:  Merren 100 gr domate e freskët, 900 ml alkool dhe 280 gr glicerine dhe mbasi përzihen mirë, me pak pambuk të pastër, vendoset mbi puçrrat dhe njollat e fytyrës, 1-2 herë në ditë për 7-10 ditë. Ky locion konkurron edhe ilaçet më të mira të kozmetikës që përdoren për të këtë qëllim.

Domatja ka gjetur një përdorim të mirë dhe në mjekësinë popullore për shërimin e plagëve, të thatave etj. që shoqërohen me mbledhje qelbi dhe me dhimbje si në duar, ashtu dhe në këmbë e në vende të tjera.

Në këto raste përdoret këshilla që vijon:

Merret një kokërr domate me madhësi mesatare dhe pritet në gjerësi në dy pjesë. Njëra pjesë nga ana e prerjes hidhet pluhur sheqeri dhe vendoset mbi lëkurën e sëmurë të mbledhur në plagë të thatë etj. Lidhet me fasho dhe bëhet kështu për disa orë. Mbas kësaj hapet plaga, del qelbi dhe fillon gradualisht pastrimi dhe shërimi i saj. Kjo lloj komprese jep rezultate shumë të mira kur fëmijëve u ka mbledhur ana e poshtme që shkel në tokë.

Për të larguar mushkonjat dhe mizat nga dhoma vendosen në krevat ose në vende të ndryshme të dhomës gjethe domatesh. / Nga gazeta “Shëndet+”/ www.shendeti.com.al

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës