Doni lëkurë perfekte, ja ushqimet që duhet të konsumoni

Kujdesi i fytyrës, fillon me kujdesin e qelizave të lëkurës tuaj nga brenda jashtë . Lëkura juaj ka nevojë , për vlera ushqyese për të qënë e shëndetshme.

fruta deti

Ushqimi i detit për një lëkurë të butë dhe të freskët
Shumë nga ju duhet të kenë dëgjuar se peshku është i mirë për shëndetin tuaj  . Disa lloje të peshkut dhe butakut gjithashtu, mund të përmirësojnë lëkurën tuaj , sidomos peshku yndyror dhe midhjet. Rritja e omega – 3 (acideve yndyrore) ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit dhe thatësisë së fytyrës. Inflamacioni mund të shkaktojë plakjen e lëkurës më shpejtë , plus , sipas një studimi të fundit u tregua se marrja në sasi të vogëla të  acideve yndyrore omega – 3 ,mund të kontribuojnë në çrregullimet inflamatore të tilla si ekzema dhe psoriasis . Acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut i cili është thelbësor për shëndetin e lëkurës . Zinku lufton puçrrat e fytyrës .Ai është i përfshirë në metabolizmin e testosteroneve që ndikojnë në prodhimin e një substancë vajore e quajtur sebum , një ndër faktorët kryesor të akneve të fytyrës . Zinku gjithashtu merr pjesë në prodhimin e qelizave të reja ,si rezultat lëkura juaj ka një shkëlqim të bukur .
Kafja dhe çaji
Pirja e një filxhan kafe në ditë mund të ulë rrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës . Një studim i fundit vëzhgoj më shumë se 93 mijë gra , femrat që pinin një filxhan kafe në ditë zvogëlonin rrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës me rreth 15 për qind . Në fakt ,sa më shumë të pinin ( deri në 5 filxhan në ditë )aq më shumë ulej. Kafeina në thelb vret qelizat pre-kanceroze dhe UV – të dëmtuara të lëkurës duke bllokuar një proteinë të cilën ata kanë nevojë për ta ndarë .

qitro

Fruti qitro për një lëkurë të butë dhe të tendosur
Përbërësi aktiv i Vitaminës C luan një rol kryesor në kremërat për kujdesin e lëkurës . Kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e kolagjenit të trupit, një proteinë e cila formon strukturën bazë të lëkurës . Rënia e kolagjenit fillon përshpejtimin e ndjeshëm pas moshës 30 vjeçare duke e lënë lëkurën tuaj të varur. Duke marrë vitaminën C në ushqime si portokalli,qitro, qershia dhe rrushi mund të ndihmoni në parandalimin e rrudhave të lëkurës tuaj . Kjo vitaminë gjithashtu lufton inflamacionin që shkaktohet nga përbërësit antioksidant të cilët neutralizojnë radikalet e lira, molekulat reaktive të oksigjenit duke dëmtuar qelizat para kohe të fytyrës.

Qumështi i sojës

Qumështi i sojës mund të ndihmojë në ruajtjen e kolagjenit të lëkurës pasi është i pasur me glosocide. Në një studim të botuar në vitin 2012 , njerëzit që konsumonin qumështin e sojës kishin më pak rrudha ,dhe lëkurë të butë kur ekspozoheshin ndaj rrezatimit ultravjollcë dhe ndaj dritës UV. Studiuesit mendojnë se glosocidet parandalojnë ndarjen e kolagjenit ,dhe në këtë mënyrë lëkura mbetet e shëndetshme dhe rinore

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës