Doni të flini qetë? Mos hani çokollatë!

Na ndodh të gjithëve të shtrihemi në krevat të lodhur nga dita e gjatë e punës dhe të mbyllim sytë me një qëllim të vetëm: të flemë të qetë!

cokollata 1Ndodh të rrotullohemi, të marrim të gjitha pozicionet e mundshme, ndërkohë që pasi ka kaluar gati një orë që nga momenti kur mbyllëm sytë, jemi ende zgjuar.

Çfarë ndodhi? Mbase është faji i ndonjë ushqimi që mund të kemi konsumuar para se të shtriheshim për të fjetur, prandaj nëse duam të shmangim pagjumësi duhet të qëndrojmë larg nga disa ushqime. Si për shembull, çokollatës. Por, si mundet diçka kaq e mrekullueshme të jetë e dëmshme për gjumin? Çokollata ka në përbërje të saj kafeinë, sidomos çokollata e zezë. Kafeina gjendet te kakaoja, nga e cila përbëhet çokollata. Është e njëjta gjë që ndodhet në kafenë, e cila na ndihmon të zgjohemi në mëngjes, na stimulon mendjen, dhe aktivizon metabolizmin. Dilla lloje çokollatash të zeza përmbajnë një sasi të konsiderueshme kafeine. Edhe qumështi me çokollatë ka në përbërje të tij kafeinë (9-12 mg) më shumë se sa në një filxhan kafe.

Përveç kafeinës në përbërje të çokollatës ka edhe stimulantë të tjerë, si për shembull: theobromine, e cila shpeshton rrahjet e zemrës dhe s’na lë të flemë. Nga ana tjetër, çokollata e bardhë është lloji që mund të konsumohet pa problem, pasi nuk ka përmbajtje theobromine dhe as sasi të mëdha kafeine./ Përshtati në shqip: Elena Beta

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?