Doni të humbisni peshë? Pini kafe

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një studim i ri ka vërtetuar teorinë që një filxhan kafeje mund të ndihmojë në rënien në peshë. Kafja, kanë zbuluar shkencëtarët

Shkencëtarët kanë zbuluar se kjo pije e ngrohtë të jep ndjesinë e ngopjes dhe njerëzit ndihen më pak të uritur.

Rezultatet e studimit, nga Universiteti Northwestern, mbështesin të dhënat e mëparshme se njerëzit që pinë dy filxhanë kafe në ditë mund të mos shtojnë peshë. Studimi sugjeron se kafja ndihmon njerëzit për t’u dobësuar jo vetëm duke përshpejtuar metabolizmin, por edhe duke u shuar urinë.

Gjatë studimit u analizuan efektet biologjike të kafes tek 47 njerëz, të cilëve iu kërkua që për një muaj të mos konsumonin fare kafe, muajin e dytë të konsumonin 4 filxhanë dhe të tretin 8 filxhanë.

Gjatë studimit 3-mujor u morën analizat e gjakut të konsumuesve të kafes.

Shkencëtarët zbuluan se pas konsumimit të kafes, uleshin nivelet e disa përbërësve të prodhuar nga sistemi endokanabionid i trupit. Kafja gjithashtu ndihmon njerëzit për t’u dobësuar falë kafeinës, që përshpejton metabolizmin dhe ndihmon në djegien e shpejtë të dhjamit.

Një studim i kryer nga Shkolla Mjekësore Hannover në Gjermani, në vitin 2015, ka zbuluar se përdoruesit e rregullt të kafes (që konsumojnë 2-4 filxhanë kafe në ditë) janë më të predispozuar që mos t’i marrin sërish kilet e humbura më parë.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?