Doni të jetoni më gjatë? Filloni të forconi muskujt

Përgatiti: E.B

Njerëzit që kanë muskuj të fortë kanë më shumë gjasa të jetojnë më shumë sesa njerëzit më të dobët, sipas hulumtimeve të reja nga Universiteti i Miçiganit.

Studiuesit thonë se kurrë nuk është tepër vonë për të filluar stërvitjen për ndërtimin e muskujve dhe kanë zbuluar se është forca e muskujve, jo masa, që ndikon në  jetëgjatësi. Nuk ka asgjë që mund të ndalojë plakjen, por muskujt e fortë mund të reduktojnë ndjeshëm efektet e moshës. Ne e dimë se dietat e mira kanë efekte mbrojtëse kundër sëmundjeve të zemrës, diabetit madje edhe kancerit. Të kombinuara me pak stërvitje mund t’ju ndihmojnë shumë.

Sipas dr. Duchowny që kryeson studimin dhe ekipit të saj, pjesa më e rëndësishme e trupit të cilat duhet të jenë të forta janë duart. Nuk ka shumë programe stërvitore vetëm për duart, por duart janë çelësi për çdo funksion të jetesës së pavarur: banja dhe veshja, pastrimi, gatimi, madje edhe prekja e objekteve.

Sidoqoftë studimi doli në konksluzionet se njerëzit që kanë muskuj të dobët kanë 50 për qind më shumë gjasa të vdesin më herët sesa individët që stërviten dhe kanë muskuj të fortë. / Dailymail

Postime të ngjashme

Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Raport/Autonomia spitalore, sfidat dhe prioritetet në kontekstin shqiptar
Vuani nga infeksionet e sinusit? Ja disa metoda natyrale që do t’ju vijnë në ndihmë
Shoqëroi të ëmën 17 ditë te Onkologjiku, dëshmia e trishtë e vajzës: Aparaturat mungojnë
A e dinit që pesha ideale llogaritet nëpërmjet gjatësisë? Ja si mund ta llogarisni peshën ideale (Femrat)