Doni të jetoni për 100 vite? Hani më shumë nga ky ushqim “magjik”

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Doni të jetoni për 100 vite?

Edhe pse nuk është e garantuar, njerëzit jetëgjatë në gjithë botën kanë disa tipare të përbashkëta kur vjen puna te rreziku më i ulët për t’u prekur nga sëmundjet dhe vite më të shëndetshme të jetës.

Këto zakone të jetëgjatësisë përfshijnë shijimin e një jetese aktive, më pak stres dhe më shumë pushim; marrëdhënie të shëndetshme me të afërmit dhe të ngrënit mirë.

Një mënyrë për t’u ushqyer shëndetshëm është të hani një dietë të pasur me burime bimore, si perime, fruta, drithëra – dhe ushqimi më i nënvlerësuar i të gjitha kohërave, fasulet!

Pse fasulet?

Një studim i publikuar së fundmi tek Revista Amerikane e Dietologjisë Klinike ka zbuluar se bishtajoret (fasulet, thjerrëzat, bizelet, bathët etj) ndikojnë masivisht për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Ato sigurojnë një sërë proteinash dhe karbohidrate komplekse në një pako të vetme. Bishtajoret përmbajnë gjithashtu fibra, një sërë lëndësh ushqyese të bazuara në bimë, vitaminat B plus që sigurojnë energji, hekur, magnez, kalium, zink etj.

Konsumi i rregullt i bishtajoreve ndihmon në mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak dhe ul rrezikun e zhvillimit të diabetit, sëmundjeve të zemrës, problemeve me sistemin tretës, si kapsllëku, disa lloje kanceri të lidhura me traktin digjestiv, si dhe për të mbajtur një peshë trupore normale.

Ngrënia rregullisht e bishtajoreve ndihmon gjithashtu në uljen e niveleve të kolesterolit, mbron shëndetin mendor dhe siguron energji që zgjat.

Me fjalë të tjera, bishtajoret ju ndihmojnë për të pasur një jetë më të gjatë e më të shëndetshme.

Sa duhet të konsumoni?

Hulumtuesit shkencorë theksojnë se njëqindvjeçarët e shëndetshëm priren të konsumojnë bishtajore çdo ditë ose thuajse çdo ditë. Studime të shumta kanë treguar një sërë përfitimesh shëndetësore nga ngrënia e fasulet 3 herë në javë ose më shumë. Lajmi i mirë është se mund të merrni përfitime në çdo moment të jetës.

Burimi: Today.com / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?