Dorëzonja, bima që kuron astmën, çrregullimet e urinimit dhe pastron trupin nga toksinat

Hysni Dankshi, Mjek alternativ

dorezonjaKjo bimë është përdorur për të kuruar astmën, çrregullimet e urinimit dhe për të pastruar trupin nga toksinat dhe helmet.

Përbërësit: Taninë, mucilagenë, sheqerna, flavonoide acid salicilik.

Veprimi: Diuretik, antispazmik, ekspektorant, laksative nxit të vjellurit. Kjo bimë ka veti antibakteriale, ul presionin e gjakut, antiinflamator, diuretic i lehtë, antispazmodik.

Lulet: janë përdorur tradicionalisht në formë shurupi, i cili është marrë për të pastruar rrugët e frymëmarrjes nga gëlbazët në rast kolle e astme dhe si diuretikë. Lulet e dorëzonjës ulin temperaturën sidomos atë të shkaktuar nga goditja e diellit në verë nga temperaturat e larta. Kjo bimë përdoret dhe për të pastruar toksinat nga trupi.    

Degët e saj përdoren për të ulur temperaturën, në stadet e përkeqësimit të artritit rheumatoid dhe dizanterisë dizanterisë.                                       Përdorimi: Çaji i luleve përdoret për të qetësuar kollën dhe në astmën e lehtë .

Shurupi: Merret për kollën dhe mund të kombinohet dhe më bimëtë tjera të cilat pastrojnë rrugët e frymëmarrjes nga gëlbazët.

Dekokti: i dorëzonjës merret në stadet e para të ftohjeve me temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe djegje të fytit.Përgatitet duke zier 10-15 gr nga bima në 600 mg ujë. Të njëjtin përdorim ka dhe dekokti i formuar nga degët e bimës sidomos në qoftë se gripi shoqërohet me dhimbje të gjunjëve.

Tinktura: përdoret për diarrenë ose çrregullime të zorrëve të shkaktuara nga helmimet.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit