Dr. Alket Koroshi, nefrolog
Kaliumi është një mineral që gjendet në shumë prej ushqimeve që hani. Ai luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës. Sipas mjekut, kur veshkat nuk janë të shëndetshme, duhet të kufizoni ushqimet që mund të rrisin nivelin e kaliumit në gjak.
Në rast se niveli i kaliumit është i lartë në gjak, ju do të keni këto simptoma:
- Dobësi
- Mpirje muskujsh
- Ndjesi shpimi gjilpërash
- Parregullsi në rrahjet e zemrës etj.
Cili është niveli i kaliumit në gjak?
Nëse është 3.5-5.0 meq/L ……………………… Ju jeni në zonën e sigurt
Nëse është 5.1-6.0 meq/L……………………… Ju jeni në zonën e KUJDES
Nëse është më e lartë se 6.0 meq/L……… ..Jeni në zonën e RREZIKUT
Si mund ta mbani nivelin e kaliumit nën kontroll?
Ju duhet të kufizoni ushqimet që janë të pasura me kalium. Dietologu juaj do t’ju ndihmojë të planifikoni dietën ushqimore në mënyrë që të merrni sasinë e duhur të kaliumit. Ja disa këshilla:
- Mund të konsumoni çdo ushqim, por në sasi të reduktuar
- Mos pini lëngje të konservuara, zgjidhni të pini lëngje natyrale
- Nëse jeni në dializë, konsultohuni me dietologun që t’ju japë një dietë ushqimore të favorshme për ju.
Sa është sasia normale e konsumimit të kaliumit tek një individ i shëndetshëm?
Sasia normale e kaliumit tek një individ i shëndetshëm është 3500-4500 mg në ditë. Një dietë e kufizuar në kalium për shkak të ndonjë problemi shëndetësor është 2000 mg/në ditë.
Cilat janë ushqimet e pasura me kalium?
Ushqime ME SHUMË kalium: kajsitë, çokollata, bananja, qumështi, frutat e thata, fiqtë, panxhari, grejpfruti, brokoli, arrat, bajamet, kivi, mango, lakra kineze, supë, nektaria, fasule, bizele, portokalle, thjerrëzat, lëng protokalli, jeshillliqet, shegët, kërpudhat, rrushi, patatet, spinaqi, domatet.
Ushqimet ME PAK kalium: lëng perimesh, asparagu, molla, brokoli, marulet, buka, karotat, mandarina, dardha, qitro etj.