Specializimi: Pneumologji
Email: hilaelona@hotmail.com
Cv: Dr. Elona Hila është mjeke pneumologe në Repartin e Sëmundjeve të Brendshme 1, në Spitalin Universitar të Traumës që nga viti 2015. Jashtë orarit të punës ajo ushtron aktivitetin si konsulente pneumologe edhe në një klinikë private.
Për sa i përket specializimeve, dr. Elona Hila është diplomuar për mjekësi të përgjithshme në vitin 1999 deri në 2005 në “Fakultetin e Mjekësisë Aristotel”, në Selanik të Greqisë, në 2007 deri 2008 ka kryer një specializim për mjekësi hiperbarike dhe zhytje. 2011-2015 specializim në pneumologji në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë.