Dr. Lluka Heqimi: Ja si të biem nga pesha në mënyrë të shëndetshme

Bisedoi: Denisa Canameti

Të gjithë duan të bien nga pesha. Por shumica që i nënshtrohen dietave, pavarësisht kileve që bien, i rimarrin ato menjëherë kur ndalojnë dietën, dhe jo rrallë i marrin dyfish. Në një intervistë për gazetën “Shëndet+”, mjeku Lluka Heqimi flet lidhur me një model të rënies nga pesha në mënyrë të shëndetshme.

lluka heqimiDoktor, kemi folur disa herë për një model dobësimi në mënyrë të shëndetshme. Ç’mund të thoni sot?

Më duhet të sjell në vëmendje se ne nisëm një model dobësimi tek “Te Stela Resort” me programin “Të dobësohesh shëndetshëm”. Patëm tre persona që përfituan nga ky program, mes të cilave: një 15-vjeçare, një 31-vjeçare dhe një 35-vjeçare.

Në të tre rastet, ajo që u përpoqëm të bënim ishte t’i mësonim që të fillonin të ndryshonin stilin e tyre të jetesës. Kjo për arsyen e thjeshtë që, nëse ti ke shtuar në peshë, do të thotë që ke një stil jetese jo të shëndetshëm, ndaj bashkë me dëshirën për dobësim, duhet të jetë edhe dëshira për të ndryshuar mënyrën e jetesës.

Sigurisht që çdo gjë do kohë që të futet në hullinë e vet, sepse nuk mund të ndryshojë stili ashtu menjëherë. Por, për shembull, 35-vjeçarja kishte si ves duhanin, dhe ajo arriti ta përgjysmojë një ves të tillë.

Me çfarë e nisët këtë trajtim dobësimi?

Ndryshe nga qendrat e dobësimit, të cilat për të rënë nga pesha, luajnë me ujin që ka trupi, ne bëmë diçka tjetër. Për pesë javë rresht u dhamë ushtrime tre pjesëmarrëseve tona, duke i bërë ato që të fitonin muskulaturë, pra të krijonin muskul. Nga analizat që u kryen që në fillim të programit tek “Spitali Villa Maria”, rezultoi se të treja pjesëmarrëset kishin mangësi në proteinat e tyre totale. Kjo tregonte që organizmi i tyre nuk kishte lëvizur. Si rrjedhojë nuk kishte muskul dhe nuk kishte nevojë për proteina. Kur merremi me muskulin, shikojmë që proteinat fillojnë dhe rriten, sepse rritet nevoja. Kontraktimi muskulor është një kontraktim proteinik.

diete orarKështu që çfarë realizuat?

Ne edukuam në këtë program. Bëmë të mundur krijimin e një stili jetese të shëndetshëm. Kjo nënkupton që kur një person tenton të bjerë nga pesha, së pari duhet të shohë gjendjen në të cilën është trupi i tij (përmes analizave), duhet të shohë veset që ka (duhani, alkooli etj), të shohë stilin e jetesës (aktiviteti fizik), si dhe ushqimi që konsumon (sasi të mëdha, të vogla, yndyrna). Të gjitha këto bashkë na tregojnë atë çka duhet të dimë. Sigurisht, kur themi vese si duhani apo alkooli, duhet të kemi parasysh se edhe grykësia është ves. Ndaj duhet të krijojmë zakone të mira. Kjo do të thotë, të mos hamë pa kontroll.

Ne veprojmë si organizma të gjalla. Çohemi në mëngjes dhe kemi distributorin tonë: duhet të marrim karbohidratet e duhura. Dreka është mesatare, ndërsa siç thotë një proverb i vjetër: darkën thuajse fale.

Ju këmbëngulni se qendrat e dobësimit nuk janë të mira. Por shumë i bëjnë njerëzit të bien nga pesha…

E kam përsëritur disa herë. Qendrat e dobësimit luajnë me ujërat e organizmit tonë. Duhet të dimë që sasia më e madhe e ujit në organizmin tonë, është brenda në qelizë. Nëse ne i heqim ujin qelizës, ajo vdes. Qendrat e dobësimit nuk krijojnë muskul, nuk ndryshojnë stilin e jetesës, nuk edukojnë. Ne flasim për edukim: që njerëzit të kenë një rënie peshe dhe kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen, dhe jo pasi të mbarojnë programin ta rimarrin peshën. Ndaj programi quhet “Të dobësohesh shëndetshëm”, pasi synon që shëndeti të jetë shumë i mirë. Kjo është arsyeja pse në fillim dhe në fund të programit ne kryejmë analizat mjekësore. Ne nuk propagandojmë rëniet drastike, por rënie që trupi t’i përballojë dhe ta bëjë njeriun të ndihet mirë fizikisht dhe psikologjikisht.

Duhet të themi që është e rëndësishme të ndryshojmë stilin e jetës. Nëse arrijmë të ndryshojmë stilin e jetës, kemi arritur gjithçka.

Për mbipeshën mund të lexoni:

https://shendeti.com.al/xhenxhefil-dhe-limon-kombinimi-perfekt-per-humbje-peshe/

https://shendeti.com.al/dr-lluka-heqimi-mbipesha-shkaqet-dhe-si-mund-te-trajtohet/https://shendeti.com.al/te-dobesohesh-shendetshem-mirela-dieta-qe-me-dyfishoi-peshen/https://shendeti.com.al/sallate-dietike-recete-nga-stela-resort/

https://shendeti.com.al/dr-lluka-heqimi-mbipesha-shkaqet-dhe-si-mund-te-trajtohet/https://shendeti.com.al/te-dobesohesh-shendetshem-mirela-dieta-qe-me-dyfishoi-peshen/https://shendeti.com.al/sallate-dietike-recete-nga-stela-resort/

https://shendeti.com.al/dr-lluka-heqimi-mbipesha-shkaqet-dhe-si-mund-te-trajtohet/https://shendeti.com.al/te-dobesohesh-shendetshem-mirela-dieta-qe-me-dyfishoi-peshen/https://shendeti.com.al/sallate-dietike-recete-nga-stela-resort/

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin