Drama e 18-vjeçares që humbi jetën pas operacionit në Elbasan, kushëriri tregon ngjarjen

Një humbje e madhe për familjen e 18-vjeçares që humbi jetën 2 ditë pasi kreu një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Elbasanit.

Familjarët e Ketjona Ibrahimit kanë hedhur akuza të forta në drejtim të mjekëve fill pas ngjarjes.

Ata thotë se ka qenë mjekimi i pakujdesshëm i kirurges J.K., 43 vjeçe që ka shkaktuar vdekjen e vajzës së tyre.

Viktima ka qenë me orgjinë nga qyteti i Gramshit, ndërsa një i afërm ka konfirmuar për “Balkanweb” se e reja është paraqitur me të vjella rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës.

Sipas tij, më 8 korrik rreth orës 3 të natës e reja është zgjuar me dhimbje të forta barku, të vjella dhe gjakderdhje.

Të alarmuar i janë drejtuar spitalit të Gramshit, por duke qenë se gjendja e të resë paraqitej e rëndë, ajo është dërguar me urgjencë në Elbasan.

“Atje nuk na dhanë shpjegime, i bënë vetëm qetësues dhe analizat, pastaj e futën me urgjencë në operacion. Rreth orës 7 të mëngjesit morëm vesh lajmin e hidhur”,- u shpreh ai.

Ndërkohë që vetë policia në deklaratën e saj bëri me dije:

DEKLARATA E POLICISË
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në prokurori për procedim penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm” në ngarkim të shtetases J.K., 43 vjeçe, banuese në Elbasan. Ajo duke qenë me profesion mjeke kirurge në spitalin e Elbasanit, në datë 8 korrik 2017, kreu një ndërhyrje kirurgjikale te pacientja K.I. Pacientja K.I. ndërroi jetë pak pas operacionit.

Sipas kallëzimeve të familjarëve dyshohet se 18- vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm.

Grupi hetimor po kryen veprime të mëtejshme në bashkëpunim me ekspertët mjeko–ligjorë për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm” parashikuar nga Neni 96 i Kodit Penal./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim