Drejt makinave që komunikojnë me njëra-tjetrën për mënjanimin e aksidenteve

makina 222

UASHINGTON-Makinat që qarkullojnë në rrugët e SHBA-së mund të komunikojnë së shpejti me njëra-tjetrën për të shmangur aksidentet.
Autoritetet amerikane kanë dhënë aprovimin e përdorimit të teknologjisë së komunikimit nga automjeti në automjet duke i lejuar ato që të shkëmbejnë të dhëna për sigurinë, si shpejtësia dhe pozita e tyre gjeografike për të ndihmuar shmangien e aksidenteve rrugore.
“Teknologjia e (komunikimit) nga automjeti në automjetet paraqet gjeneratën e re të përmirësimeve në sigurinë e automjeteve, pas risive që tashmë po shpëtojnë jetë njerëzore si rripat e sigurimit dhe airbagët”, komentoi sekretari amerikan i Transportit, Anthony Foxx.
“Duke ndihmuar drejtuesit e automjeteve të shmangin përplasjet, kjo teknologji do të luajë një rol kyç në përmirësimin e mënyrës në të cilën njerëzit mund të shkojnë ku ata kanë nevojë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten në krye të sektorit të industrisë së makinave në botë”, shtoi ai.

 

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Jeni të shëndoshë dhe keni vështirësi për të humbur peshë? Shkencëtarët mendojnë se e dinë pse.
Studimi amerikan zbulon tetë zakone që ju zgjasin jetën deri në 24 vjet