Përshëndetje! Si i bëhet kur një pacient është 80 vjeç dhe ka 25 vjet që ka një sëmundje që në gjuhën popullore quhet “dhjami”. Tani është bërë e
madhe ka dhe sëmundje zemre dhe tension për të cilët mjekohet prej vitesh dhe mund t’i japin komplikacion në operim, si mund ta zgjidhim këtë problem?
Përgjigjet mjeku gastro-enterolog Ilir Kajo
Sëmundja për të cilën ankohet pacienti ne e njohim me termin “hernie inguinale”. Duke u bazuar nga mosha 80 vjeç, detyrimisht duhet që kardiologu të vlerësojë funksionin e zemrës nëse ajo është e aftë për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale, e cila bëhet me anestezi (duhet vlerësuar fakti se lëndët e kësaj të fundit, mund të jenë të dëmshme).


