‘Duam diplomat tona’, studentët e Mjekësisë sërish në protestë: Qeveria të tërhiqet nga ligji, vazhdojmë bojkotin

TIRANË– Studentët e Mjekësisë vijojnë bojkotin dhe protestat duke kundërshtuar ligjin e miratuar nga qeveria që i detyron të punojnë për 5 vite në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve. Studentët e vitit të parë janë mbledhur jashtë godinës ku zhvillohet mësimi dhe të veshur me bluzat e bardhat po protestojnë ndërsa paralajmërojnë se nëse qeveria nuk tërhiqet nga ky ligj ata do të vazhdojnë bojkotin.

Në një deklaratë për mediat ata thonë se qeveria nuk mund t’i lajmërojë 2 muaj para për të ardhmen e tyre.

“Ne nuk mund të na lajmërosh që për 11 vitet ardhshme të jetës sonë dy muaj para. Ne të gjithë këtu e kemi pasur mjekësinë si dëshirën tonë numër 1. Qeveria nuk mund të na lajmërojë 2 muaj para për të gjithë të ardhmen tonë”, tha një student.

“Sa kohë ministria dhe qeveria miratojnë ligje që janë antikushtetues dhe detyrues me natyrë diktatoriale, vendosin për jetën e studentëve pa miratimin e tyre, ne do zgjedhim më mënyrat demokratike për ta kundërshtuar. Sa kohë ata zgjedhin këtë rrugë detyrimi me forcë. Ne duam të rrimë në Shqipëri se duam ne, jo se po na detyron shtetit”, u shpreh një student tjetër.

 

Burimi: shqiptarja.com

Postime të ngjashme

Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private