Duhanpirësit duhet ta lexojnë këtë! Ja si t’i pastroni mushkëritë në mënyrë natyrale

Çdo njeri e din se pirja e duhanit dëmton shëndetin dhe ka efekte mjaft negative në disa organe, sidomos në mushkëri. Ekspertët kanë zbuluar se disa ushqime i ndihmojnë duhanpirësit në pastrimin e mushkërive nga substancat e dëmshme që gjenden në cigare. Ja disa prej këtyre ushqimeve:

pastrim mushkerieSeleni: seleni është një mineral që gjendet në shumë ushqime si vezë, mish derri, mish qingji, arra, peshku ton, farat e lulediellit etj. Seleni përmban një enzimë e cila mundëson forcimin e membranës së mushkërive. Për këtë arsye ju duhet të hani ushqime të pasura me selen çdo ditë.

Hudhra: është një përbërës i rëndësishëm për mushkëri të shëndetshme sepse për shkak të vetive të shumta kurative që ajo mbart, mundëson pastrimin e mushkërive. Do të ishte e këshillueshme që hudhrën ta konsumonit të freskët sepse në gatime ajo i humbet disa nga vetitë e saj.

Xhenxhefili: kjo erëz ka veti antiseptike dhe antibakteriale, për këtë arsye ndihmon në pastrimin e kanaleve bronkiale. Pini çaj xhenxhefili çdo ditë.

Grejpfruti: përmban antioksidantë dhe është i njohur si një nga ushqimet më të mirë që ndihmon në luftën kundër kancerit. Ai redukton përhapjen (zgjerimin) e qelizave kancerogjene në trup, prandaj është një frut shumë i dobishëm për t’u konsumuar, veçanërisht nga duhanpirësit.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve