Çfarë ndodh në javën e dytë të shtatzënisë? Megjithëse ndoshta ju nuk ndiheni shtatzënë, trupi juaj po prodhon shumë hormone shtatzënie dhe bebi juaj po rritet shumë shpejt.
Ju në dy javë shtatzëni: Në kohën që duhet të keni periodat, ju duhet të jeni rreth dy javë shtatzënë, gjithsesi të gjitha shenjat që mendoni se i keni se po ju vjen cikli, në fakt mund të jenë simptoma të shtatzënisë. Filloni shtesat me acid folik nëse dyshoni se mund të jeni shtatzënë në këtë pikë, meqë ato ndihmojnë në mbrojtjen e bebit nga defektet e shtyllës kurrizore.
Bebi juaj në javën e dytë: Gjinia e bebit tashmë është vendosur dhe shumica e organeve kanë filluar të formohen. Për shkak të mënyrës se si përllogaritet shtatzënia, në këtë fazë ju quheni një muaj shtatzënë (edhe tetë ju duhen për të lindur bebin).
Ç’të mendoni në javën e dytë?
Marrja e vitamineve dhe mineraleve të duhura është shumë e rëndësishme tani. Edhe nëse nuk keni bërë testin e shtatzënisë dhe ai të ketë dalë pozitiv, nëse po përpiqeni të ngelni shtatzënë, rekomandohet që të merrni shtesa të acidit folik për të ndihmuar zhvillimin e fëmijës suaj, por dhe për ta mbrojtur atë nga gjendje të caktuara. Gjithashtu mund të mendoni për të marrë mulitivitamina apo shtesa për veten dhe sigurisht të keni një dietë të pasur me fruta dhe perime. Vëreni edhe partnerin në rrugën e një diete të shëndetshme, sidomos nëse është duhanpirës. Tani është koha për ta lënë cigaren për hirin tuaj dhe të familjes suaj./ Shëndeti Online dhe Shëndet +
