E frikshme / Binjakët siamezë ndajnë të njëjtat organe

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një nënë nga India u ka dhënë jetë binjakëve siamezë të cilët kanë dy palë duar por që ndajnë një palë këmbë. Binjakët, një djalë dhe një vajzë, gjithashtu ndajnë çdo organ jetësor.binjake siameze

Nëna e tyre Shivrajo Devi, 24 vjeçe, lindi në një klinikë private në fshatin Buxar, të Indisë.  Megjithatë gjendja e tyre shumë shpejt filloi të përkeqësohej dhe foshnjat u zhvendosën në Spitalin Sadar.

Daktor Raj Kumar Gupta, pediatër i këtij spitali tha: “Ata janë të ngjitur nga beli dhe vetëm gjenitali i vajzës është i dukshëm. Madje, gjenitali i dytë është zhdukur. Ne dyshojmë se fytyra e fëmijës së dytë i përket një djali, gjë që e bën këtë rast edhe më të rrallë sepse binjakët e bashkuar janë zakonisht të gjinisë së njëjtë.

Shanset që fëmijët të mbijetojnë janë shumë të rralla. Ata duan një kujdes mjekësor shumë të veçantë dhe të kushtueshëm.”

Në pamundësi për t’i kryer këto trajtime mjekësore të kushtueshme, prindërit e binjakëve janë detyruar t’i çojnë foshnjat e tyre në shtëpi.

Ata tregojnë se nuk e kishin ditur se gruaja do të lindte binjakë të ngjitur, pavarësisht kontrolleve të njëpasnjëshme gjatë shtatzënisë. “Nuk mund ta besoj se fëmijët e mi janë të ngjitur”, tregon nëna e fëmijëve. “Jam shumë e pikëlluar dhe kisha shpresa se doktorët mund t’ua shpëtojnë jetën, por tani nuk e di se çfarë do të ndodh me ta”, shtoi ajo.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen