E kam filluar cigaren që 14 vjeç, rrezikohem nga ndonjë sëmundje e rëndë?

Përshëndetje! E kam filluar cigaren që 14 vjeç dhe tani që jam 27 e kam shpeshtuar aq shumë sa ndonjëherë konsumoj dhe 3 paketa në ditë. Nuk kam ndonjë shqetësim shëndetësor, por jam pak nënpeshë. A ka mundësi të më shfaqet ndonjë sëmundje e rëndë më vonë?

Përgjigjet Elona Hila, mjeke pneumologe në Spitalin Universitar të Traumës.

Në fakt mundësia për shfaqje të sëmundjeve në lidhje me duhanpirjen e rëndë  është e madhe, duke marrë parasysh që duhani lidhet direkt me sëmundje të rënda si SPOK (sëmundje pulmonare obstruktive kronike), me kancerin pulmonar, me rrisk të rritur për episode kardiake, për probleme gastrike etj. Duhet ta mendojë seriozisht lënien e duhanit dhe të kryejë kontrolle që në këtë moshë. Fatkeqësisht, sëmundshmëria shfaqet në çdo moshë, dhe në çdo rast ka dhe faktorë të tjerë personale, familjare dhe ambientale që luajnë rol së bashku me duhanpirjen.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?