E rrallë! Foshnja 10-javëshe nis të flasë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Mund t’ju duket e pabesueshme, por kjo foshnjë është vetëm 10-javëshe dhe ka nisur të flasë. Prindërit e saj janë shokuar kur e kanë dëgjuar për herë të parë duke thënë “Hello”, duke qenë se shumica e bebeve nuk mund të flasin derisa të mbushin 1 vjeç.

Nëna e saj tregon për Daily Mail se vajza e saj i buzëqeshte shpesh herë dhe lëshonte disa tinguj. Prandaj ajo kishte vendosur që ta filmonte, për të regjistruar këtë moment kaq të veçantë.

“Isha aq e shokuar sa e ndala filmimin e videos menjëherë. E kam parë videon disa herë për t’u siguruar se nuk po e imagjinoja. Nuk do ta besoja se do të arrija ta filmoja një moment të tillë”, tregon znj. Holly Freeman, nënë e dy fëmijëve.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë