E thotë edhe shkenca: Ja pse duhet të jenë burrat ata që duhet të pastrojnë shtëpinë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Gratë kanë një tjetër arsye për t’i shtyrë burrat t’i ndihmojnë në punët e shtëpisë, pasi një studim i ri ka zbuluar se produktet për pastrimin e shtëpisë ndikojnë në funksionin e mushkërive të femrave dhe jo tek meshkujt.

Ekspozimi i gjatë ndaj produkteve për pastrimin e shtëpisë ndikon në mënyrë të konsiderueshme tek funksioni i mushkërive, paralajmërojnë shkencëtarët.

Studimi i kryer për 20 vite nga një ekip nga Universiteti Bergen, në Norvegji, ka zbuluar se femrat duken se janë më të ndjeshme ndaj këtyre produkteve se meshkujt.

Ata thonë se produktet e pastrimit janë “të panevojshme”, pasi për pastrimin e objekteve në shtëpi mund të përdoren thjesht pëlhurat me mikrofibra dhe ujë.

Ekspertët thonë se njerëzit duhet t’i mbajnë shtëpitë të mirë ajrosura dhe të përdorin produkte të lëngshme në vend të sprayt.

Shkencëtarët analizuan të dhënat nga “European Community Respiratory Health Survey”.

Autorja kryesore e studimit, prof. Cecile Svanes, thotë: “Kemi frikë se substanca të tilla kimike, duke shkaktuar vazhdimisht dëmtime të vogla në rrugët e frymëmarrjes ditë pas dite, vit pas viti, mund të përshpejtojnë dëmtimin e mushkërive me kalimin e moshës”.

Autorët e studimit sugjerojnë se substancat kimike tek produktet e pastrimit irritojnë membranën mukoze që vesh rrugët e frymëmarrjen në mushkëri, duke shkaktuar dëmtime afatgjate.

Sidomos gratë që i përdorin çdo ditë këto produkte për shkak të profesionit janë më të rrezikuara. E kundërta ndodh me meshkujt, pasi nuk ka ndonjë diferencë mes atyre që pastrojnë dhe atyre që nuk i përdorin asnjëherë këto produkte.

Shkencëtarët thonë se kjo mund të shpjegohet me faktin që gratë mund të jenë më të ndjeshme ndaj efekteve të substancave kimike të këtyre produkteve.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?