E varur nga pijet energjike, ja rreziku që i kanosej 24-vjeçares

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+: Blertina Koka

Një diabetike e cila ishte e varur nga pijet energjike, e hoqi këtë zakon pasi mjekët e paralajmëruan se ajo mund të verbërohej. Victoria Stean, 24 vjeçe, pinte 5 pije energjike në ditë, që përmbajnë 69 lugë çaji sheqer. Meqë vuante nga diabeti dhe ishte mbipeshë (peshonte 123 kg), ajo ishte në rrezik të madh që të humbiste shikimin. Kjo për shkak të nivelit të lartë të glukozës, e cila dëmton retinën e syrit dhe prek veçanërisht personat me diabet.

Victoria Stean

Pasi u përball me rrezikun që i kanosej, Victoria Stean u zotua që të humbiste peshë, për të mbrojtur kështu shikimin. Falë reduktimit të pijeve me sheqer dhe dietës, ajo u dobësua në 73 kg.

Ja dieta e saj ushqimore para dhe pasi mori vendimin për të ndryshuar mënyrën e ushqyerjes:

Para

Mëngjesi: Katër feta tost, kafe me pesë sheqer

Pas mëngjesit: Byrekë me mish, kafe me pesë sheqer dhe pije energjike

Dreka: Peshk, patatina, çokollatë, pije energjike, petulla të ëmbla.

Padite: Kafe me pesë shqer

Darkë:hamburger, çokollatë, patatina etj.

Vajza konsumonte pesë pije energjike gjatë gjithë ditës.

Pas

Mëngjes: Kafe me një sheqer, një tas të vogël me drithëra

Pas mëngjesit: mollë dhe portokall

Drekë: proshutë e bërë në shtëpi ose sallatë pule, pa salcë, dhe rrush

Gjatë pasdites: banane, kafe me një sheqer

Darkë: supë me perime

Nuk konsumon më asnjë pije energjike, vetëm dy litra ujë në ditë dhe me raste ndonjë pije me zero sheqer.

Njëherë në javë konsumon pica apo ushqim kinez.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi