Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe (NICE) ka theksuar se për të shmangur degjenerimin e trurit është rëndësishme që të mos konsumohet alkooli. Një deklaratë e tillë, shpesh e dëgjuar nga të gjithë mjekët, në fakt ëshë kundërshtuar nga një ekspert i shëndetit, e pikërisht Toni Eduards, i cili ka botuar një libër mbi alkoolin dhe shëndetin, me një
kapitull të dedikuar shëndetit mendor, u shpreh për britaniken “Daily Mail”: “Mund të them me bindje dhe me prova se alkooli i përditshëm (sigurisht në masë vogël), jo vetëm nuk e dëmton trurin, por e parandalon dëmtimin e tij”, thotë eksperti i shëndetit.
Por ku e bazon ai këtë deklaratë të kundërshtuar nga NICE? Duke marrë parasysh gjithë studimet e kryera në 150 vitet e fundit dhe të publikuara në revistat mjekësore.
Një studim amerikan i bazuar në 6000 gra të moshës mbi 65 vjeç që jetonin në shtëpitë e të moshuarve tregonte se shumë prej tyre kishin qenë dhe ishin konsumuese të rregullta të alkoolit. Gratë, të cilat ishin të gjitha mirë mendërisht, u ndoqën për 6 vjet dhe u mbajt shënim edhe konsumi i tyre i lakoolit, si dhe data e shenjave të para të rënies së trurit.
Të dhënat ishin shumë të qarta: ata që u prekën më shumë nga problemet e trurit (dementia), ishin ata që nuk konsumonin alkool. Gratë që pinin 14 gramë alkool në ditë (baraz me një gotë verë) kishin mbrojtje kundër dementias, por ato që pinin më shumë se aq, e përgjysmonin rrezikun e dementias krahasuar me ata që nuk pinin fare.
Një studim gjerman i 2011-s vëzhgoi 3200 njerëz mbi moshën 75 gjysma e të cilëve ishin pirës të rregullt të alkoolit. Edhe një herë u pa se ata që nuk pinin, kishin rrezik më të lartë për dementia sesa ata që konsumonin alkool. Gjithsesi, të mirat më të mëdha i kishin ata që pinin dy gota në ditë, duke e ulur pothuajse në zero rrezikun për dementia dhe për alcajmer./ Arlinda Gjypi – Shëndet+


