E vërtetuar shkencërisht: Lidhja vdekjeprurëse mes sheqerit dhe kancerit

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Lajme të këqija për ju që e teproni me konsumimin e sheqerit.

Pas 9 vitesh kërkimore, biologët molekularë në Belgjikë kanë zbuluar se sheqeri stimulon zhvillimin e tumorit.

Rezultatet, e publikuara të premten tek revista Nature Communications, ndihmojnë për të shpjeguar një enigmë që onkologët janë përpjekur prej dekadash ta zgjidhin – dhe mund të ofrojë disa zgjidhje të reja, të bazuara tek dieta ushqimore, për të parandaluar kancerin.

Shumë qeliza jo-kancerogjene në trup marrin energji nga frymëmarrja aerobike, një proces që përfshin zbërthimin e ushqimeve të tretura në molekula të pasura në energji, të përdorshme, nëpërmjet një sërë procesesh kimike që kërkojnë oksigjen dhe më pas lëshojnë dyoksid karboni si nënprodukt. Por jo qelizat kancerogjene. Edhe  kur oksigjeni është mjaftueshëm për të zbërthyer glukozën dhe për ta përdorur si energji, qelizat kancerogjene mund të marrin energji nga sheqeri i fermentuar, që prodhon më pak energji seç mund të përdorin qelizat në një reaksion kimik normal. Ky fenomen është quajtur “Efekti Warburg”.

Shkencëtarët pas këtij studimi të ri monitoruan qelizat mykotike nl laboratorm dhe zbuluan se procesi i tyre i fermentimit – e njëjta që preferojnë qelizat kancerogjene – stimulojnë në fakt zhvillimin e tumorit.

Gjetjet e tyre sugjerojnë se gjenet më të zakonshme që shkaktojnë kancer, të quajtura antigjenet Ras, furnizojnë tumoret agresive me dozat e tyre të sheqerit. Me pak fjalë, sheqeri “zgjon” qelizat kancerogjene ekzistuese, dhe shkakton shumim dhe përhapje të shpejtë të tyre.

Megjithatë shkencëtarët theksojnë se duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore në lidhje me këtë temë, duke qenë se nuk e dinë akoma me siguri se çfarë i bën qelizat kancerogjene që të veprojnë në këtë mënyrë.

 Burimi: Business Insider / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit