Ekokardiograma, ç’duhet të dini për ekzaminimin e zemrës

Rezar Deveja, kardiokirurg

Ekokardiograma (ose EKO siç thuhet shkurt në gjuhën e përditshme) përbën në vetvete një ekzaminim i cili synon filmimin e zemrës e të rrjedhjes së gjakut në të apo të aortës nga pika të ndryshme. Gjithashtu, bën të mundur matjen e presioneve nëpër dhomat e zemrës.

eko zemreKy ekzaminim bazohet në përpunimin e informacionit që na jepet nga një aparat i cili lëshon ultratinguj. Kështu, bëhet e mundur marrja e pamjeve të brendshme të zemrës. Këto pamje mund të jenë dy ose tre përmasash.

Ekokardiograma tashmë përdoret si vegël e përditshme në kardiologji dhe në kardiokirurgji. Ndihmon për vendosjen e diagnozës, për trajtimin e rasteve të veçanta (si p.sh. punksionet e ndryshme ose drenimet), por edhe për ndjekjen e të sëmurëve përpara dhe pas ndërhyrjes kardiokirurgjikale.

Është një metodë e thjeshtë, e pamundimshme dhe pa shpenzime të larta materialesh. Prandaj si e tillë ka hyrë kaq gjerësisht në mjekësinë e sotme dhe zbatohet kudo. Nëpërmjet saj mund të shikojmë hollësisht jo vetëm përmasat, formën apo funksionimin e dhomave të zemrës, por vërejmë edhe probleme të ndryshme të valvulave apo të mureve të brendshme të organit.

Në duart e mjekut sot ka disa lloje ekokardiogramash për të ndihmuar saktësinë e diagnostikimit.

Ekokardiograma transtorakale. Është më e përdorshme pasi është e thjeshtë. Bëhet në krevat dhe i sëmuri gjendet i zgjuar. Por ka raste kur për arsye të ndryshme anatomike (p.sh. mbipesha e tepërt), pengohet marrja e pamjeve të qarta të zemrës dhe ky është një ndër problemet që haset në zbatimin e kësaj metode.

Ekokardiograma transezofageale. Ky është një ekzaminim që nuk përdoret tek çdo i sëmurë. Ai zbatohet në rastet kur EKO transtorakale nuk jep informacionin e kërkuar mbi detaje të nevojshme që ndihmojnë diagnostikimin. Është një metodë më e saktë se e para, por përdoret kur është e domosdoshme, pasi i sëmuri duhet të marrë një narkozë të lehtë për disa minuta.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare