Ekspertët bëjnë thirrje: Kini kujdes! Dhimbjet e kokës mund të jenë shenjë e diçkaje më serioze

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Të gjithë e dimë se sa e bezdisshme mund të jetë dhimbja e kokës.

Shpeshherë instinktet na bëjnë që thjesht të pimë një paracetamol, ujë dhe të vazhdojmë ditën.

Sidoqoftë, një mjek i këshillon njerëzit të jenë më të kujdesshëm nëse vuajnë nga dhimbja e kokës, pasi dhimbjet e shpeshta mund të jenë shenjë e diçkaje më serioze.

Michael Munger,  mjek familje nga Overland Park në Kansas, thotë se njerëzit duhet t’u kushtojnë më shumë vëmendje dhimbjeve të kokës sepse mund të jenë indikatorë që një person është duke vuajtur nga tumori në tru apo aneurizmi.

Tri llojet më të zakonshme të dhimbjeve të kokës që njerëzit përjetojnë janë: dhimbjet e kokës nga tensioni, nga sinuset dhe nga migrena. Njerëzit nuk duhet të shqetësohen vetëm kur dhimbjet e kokës janë të tmerrshme, por edhe kur ato janë të lehta dhe të shpeshta. Në rast se ata kanë për shembull dhimbje koke më shumë se dy herë në javë për më shumë se një dyjavësh, atëherë duhet të kërkojnë kujdes mjekësor.

Dhimbjet e kokës nga tensioni nisin në pjesën e pasme të qafës dhe përhapen në të gjithë kokën. Ato të shkaktuar nga sinusi, nga ana tjetër, zakonisht prekin vetëm fytyrën dhe pjesën përreth syve, ndërsa migrena zakonisht shkakton dhimbje në një pjesë të caktuar të kokës, përveçse të përziera dhe turbullim të shikimit.

Simptoma të tjera, si marramendja, të përzierat dhe problemet me kujtesës mund të jenë gjithashtu shenjë e një problemi të rëndë me shëndetin.

Burimi: Independent / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave