Ekspertët shpjegojnë: Ç’do të thotë të flasësh në gjumë?

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Çfarë horrohesh fshihen në subkoshiencën tonë? Sipas një studimi të ri francez, më i madhi mbi këtë temë – mbi të folurën gjatë gjumit dhe atyre që thuhen, hulumtuesit shkencorë zbuluan se fjala më e përdorur është “jo” dhe sharja “putain” në frëngjisht, që thuhet 800 herë më shpesh gjatë gjumit sesa kur janë zgjuar.

Studimi gjithashtu zbuloi se burrat flasin në gjumë më shumë se gratë dhe përdorin më tepër fjalë ofenduese.

Të folurit në gjumë, ose somnilokia, është një nga parasomnitë (që përfshijnë edhe të ecurit somnambul dhe makthet gjatë natës).

“Në përvojën time, të folurit në gjumë mund të jetë i lidhur me mbistimulimin e sistemit nervor nga përdorimi i pajisjeve teknologjike  para fjetjes apo abuzimi me kafeinën,” thotë dr. Nerina Ramklakhan, terapiste gjumi. “

“Këto lloje sjelljesh u ndodhin gjithashtu personave që tregohen të ashpër me veten. Janë perfeksionistë, por shpeshherë lënë pa thënë atë që duan të thonë vërtetë. Kur shtrihen të flenë natën, gjithçka u del nga goja pa vetëdije.

Ideja që mund t’i zbulosh sekretet më të thella dikujt gjatë gjumit është shumë joshëse. Ka aplikacione që regjistrojnë të folurit në gjumë (Sleep Talk Recorder është një aplikacion që regjistron gjithçka që ju mund të thoni ndërsa flini).

Por, a mund të rrëfesh një vrasje në gjumë? Apo të pranosh tradhtinë? Profesor Jim Horne, autor librash mbi subjektin dhe ish drejtues i qendrës kërkimore të gjumit në Universitetin Loughborough, thotë që s’duhet t’i stër-analizojmë ato që thuhen në gjumë.

“E folura në gjumë ka tendencën të ndodhë gjatë gjumit të lehtë. Kalon nga i lehti në gjumë të thellë dhe pas 70-90 minutash, ndodh gjumi i ëndrrave, që përsëritet çdo 90 minuta”.

E folura në gjumë nuk ka lidhje me ëndërrimin. Ka të bëjë me fazën e lehtë të gjumit ku “mendja është duke shëtitur dhe gjarpëruar. Janë mendime të hallakatura të një truri të lodhur”.

Ky fenomen ndodh zakonisht tek fëmijët, dhe me kalimin e moshës fillojnë të pakësohen rastte. Megjithatë duhet thënë se një rol të rëndësishëm luan edhe faktori gjenetik, ashtu si ankthi dhe stresi.

Sidoqoftë, një gjë është e qartë. “Dikush që flet vazhdimisht në gjumë, me siguri është shumë në ankth dhe ndoshta duhet të zbuloni ç’po i shqetëson”.

Burimi: The Guardian / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?