Kryefaqja Estetike Ekzema e duarve, shkak përdorimi i detergjentëve larës

Ekzema e duarve, shkak përdorimi i detergjentëve larës

1
Shpërndaje

larje duarshNga Ardiana Sinani, dermatologe

Sot e më shumë po shtohet përdorimi i detergjenteve kimik larës të ndryshëm që përdoren gjerësisht në shtëpitë tona, përdorimi pa kriter i tyre, pa masa mbrojtëse siç janë (përdorimi i dorezave gjatë punës me to) çojnë në acarimin apo pezmatimin e lëkurës , skuqjen e saj dhe shfaqjen e atyre që quhet ekzema irritative nga kontakti me produkte kimike, në fazën e parë lëkura është e skuqur e enjtur dhe me vezikula të vogla apo bulëza me lëng serotik, ku pruriti (kruajtja) është prezent. Kjo është faza akute e ekzemës. Më pas, me vazhdimin e përdorimit të këtyre produkteve kimike, lëkura fillon dhe thahet, ashpërsohet dhe trashet dhe mund të krijohen edhe çarje të lëkurës.

Gjithashtu, janë duke shtuar shumë ato që quhen ekzemat profesionale nga puna me produkte dhe lëndë kimike, sidomos tek punëtorët e ndërtimit, banakierët, parukierët apo personat që punojnë me këto produkte kimike.

1 Koment

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here