Në ditët e sotme, bakteret në stomak mund të quhen të zakonshme. Kjo lloj sëmundje kërkon një kohë të gjatë për t’u shëruar. Sipas specialistëve, vaji i ullirit ekstra i virgjër (i papërpunuar) është një kurë mjaft e mirë për bakteret në stomak. Ja një kurë natyrale me vaj ulliri që do t’ju ndihmojë në eleminimin e baktereve nga stomaku:
Vendosni disa fiq të thatë në një kavanoz qelqi dhe mbulojini me vaj ulliri të papërpunuar. Fiqtë pritini më parë në 4 pjesë. Lëreni përzierjen të qëndrojë për 40 ditë në një vend të errët e të thatë. Pas këtyre ditëve, konsumoni nga një lugë të vogël nga përzierja çdo ditë, esëll në mëngjes.
Ja si duhet ta sinkronizoni dietën e përditshme ushqimore me trajtimin:
- Hani ushqim të gatuar pa erëva të forta dhe djegëse.
- Mos hani kos me yndyrë të lartë.
- Shmangni përdorimin e mishit të kuq dhe yndyrnave shtazore. Përgatitini ushqimet me vaj ulliri eksta të virgjër.
- Mundohuni të konsumoni ushqime të freskëta, sidomos fruta dhe perime.
Është konstatuar se kura me vaj ulliri dhe fiq është gjithashtu efektive për trajtimin e hemorroideve, çrregullimet e zorrëve, kapsllëkun, bronkitin, astmën etj.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: steptohealth


